Lidhje

Fillon në Kanë takimi i G20-tës; mbizotërojnë kriza evropiane e borxheve dhe Greqia


Fillon në Kanë takimi i G20-tës; mbizotërojnë kriza evropiane e borxheve dhe Greqia
Fillon në Kanë takimi i G20-tës; mbizotërojnë kriza evropiane e borxheve dhe Greqia

Udhëheqësit e ekonomive kryesore të botës u takuan sot në qytetin turistik francez të Kanës për të diskutuar problemet e ekonomisë globale, në takimin e nivelit të lartë që u dominua ng kriza evropiane e borxheve dhe pikëpyetjet rreth marrëveshjes së shpëtimit të Greqisë.

Presidenti francez Nikola Sarkozi mirëpriti lajmet nga Greqia se disa anëtarë të opozitës politike atje do të mbështesin planin ndërkombëtar të shpëtimit dhe se kryeministri grek Jorgo Papandreu u largua nga një referendum i propozuar për marrëveshjen.

Zoti Sarkozi tha se mesazhi i përbashkët nga takimi i nivelit të lartë ishte se Evropa ka nevojë të zbatojë plane të besueshme, ambicioze dhe të shpejta për të mënjanuar falimentimin nga ekonomitë më të dobëta të kontinentit. Ai e quajti monedhën e prëbashkët të euros “zemrën e Evropës” dhe shtoi se “nuk mund të lejohet që eurozona të shpërbëhet”.

Bashkimi Evropian ra dakort për një plan javën e kaluar për të falur 140 miliardë dollarë të borxhit grek dhe për të forcuar fondin e shpëtimit në këmbim të masave më të rrepta të shkurtimit të shpenzimeve nga Greqia. Plani u vu në diskutim të hënën kur zoti Papandreu bëri thirrje për një referendum në Greqi – ku masat shtrënguese ekonomike janë mjaft jopopullore.

XS
SM
MD
LG