Lidhje

Sekretari Ban Ki Mun hap punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

  • Zëri Amerikës

Sekretari Ban Ki Mun hap punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Sekretari Ban Ki Mun hap punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun hapi seancën e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me zotimin që vendet e botës do të punojnë së bashku për një botë më të begatë dhe të qëndrueshme, pa armë bërthamore.

Zoti Ban foli para kryetarëve të shteteve dhe delagatëve nga 192 vende të botës. Ai tha se në botë aktualisht po funksionon një politikë e re, polarizuese, duke përdorur atë që ai e cilësoi “gjuhë e urrejtjes”, për krijimin e ndarjeve të panatyrshme midis popujve. Ai tha se rruga që duhet ndjekur është ajo e komunitetit dhe për një ҫështje të përbashkët globale.

Zoti Ban po ashtu tha se në thelbin e punës së aktiviteve të OKB-së, është ҫështja e të drejtave të njeriut; ai tha se asnjë vend i botës nuk mund të shkelë të drejtat e qytetarëve të vet pa u ndëshkuar. Në seancën e sotme diskutoi gjithashtu Presidenti amerikan Barak Obama.

XS
SM
MD
LG