Lidhje

Fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pronave në Kosovë

  • Leonat Shehu

Fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pronave në Kosovë

Fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pronave në Kosovë

Në Kosovë, sot filloi regjistrimi i popullsisë dhe pronave, që do të jetë regjistrimi i parë pas 30 vjetësh.

Për herë të parë Kosova do të bëjë regjistrimin në të njëjtën kohë dhe me mbështetjen edhe financiare të Bashkimit Evropian. Përgatitjet për regjistrim kanë filluar që në vitin 2005 dhe janë vëzhguar nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Mbi 5 mijë regjistrues janë të përfshirë në këtë proces që do të zgjasë 15 ditë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këtë proces, që sipas tyre, do të krijojë parakushte për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe një mirëqenie sociale. Në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, regjistrimi ka filluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese UNOPS, meqë në atë zonë nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës. Pjesëmarrësit në regjistrim, sipas autoriteteve, janë të lirë të deklarojnë përkatësitë etnike dhe fetare por nuk janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, ata kanë nënvizuar se është me rëndësi thelbësore që të gjitha komunitetet të marrin pjesë në regjistrim me qëllim të pasqyrimit ë karakterit shumetnik të Kosovës. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë ka ndodhur në vitin 1981. Dhjetë vjet më vonë, shqiptarët bojkotuan regjistrimin që po bëhej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste për rreth 200 mijë banorë serb në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë hedhin poshtë pretendimet e Beogradit se numri i të shpërngulurve serbë nga Kosova është rreth 250 mijë.

XS
SM
MD
LG