Lidhje

Fillon restaurimi i pikturës "Dhoma e gjumit" e Van Gogut

  • Zëri Amerikës

Një nga pikturat më të famshme të Van Gogut "Dhoma e gjumit" ka kaluar përmes një procesi 6-mujor restaurimi.
Ky proces ka ringjallur shkëlqimin e ngjyrave dhe piktura pritet të rivendoset në muzeun e Van Gogut në Amsterdam nesër.

Vinsent Van Gog ishte kthyer në studion e tij nga spitali në vitin 1889 ku gjeti një nga pikturat e tij të preferuara të dëmtuar nga lagështia. Piktura "Dhoma e Gjumit" është shumë e njohur. Ajo është riprodhuar në dhomat e hoteleve, kalendarë, libra arti etj. në periudhën në fund të shekullit të 19-të.

Por vetëm tani, 120 vjet më vonë, kjo pikturë i është rikthyer shkëlqimit të saj. "Dhoma e Gjumit është pikturuar në tetor 1888. Punonjësit e muzeut të Van Gogut thonë se kjo pikturë shihet si një nga më të mirat e punës së piktorit. Piktura u hoq nga muzeu në janar dhe rishfaqet në muze përsëri nesër.

XS
SM
MD
LG