Lidhje

Fillon viti i ri akademik në Universitetet publike të Shqipërisë


Fillon viti i ri akademik në Universitetet publike të Shqipërisë

Fillon viti i ri akademik në Universitetet publike të Shqipërisë

Universitetet shqiptare nisën sot vitin e ri akademik në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit. Mbi 52 mijë të rinj nisën sot studimet në universitete në vitin e parë, ndërkohë që të gjitha fakultetet po mirëpresin dyfishin e studentëve të vitit të kaluar. Fakulteti i shkencave natyrore është një nga institucionet e mirënjohura akademike shqiptare. Sivjet për herë të parë ai ka një rritje të ndjeshme të numrit të studentëve. Në vit të parë kanë ardhur dyfishi i studentëve, ndërsa në degë të veçanta janë përfshirë tre deri katër herë më shumë studentë.

Dekani i fakultetit të shkencave natyrore, profesor doktor Ilirjan Malollari, thotë se këtë vit studentët e vitit të parë krahas dyfishimit të numrit, kanë ardhur edhe më të mirët e gjimnazeve. “Degët më të kërkuara janë matematika dhe informatika dhe notat mesatare të studentëve të rinj nga gjimnazet janë nga 8,6 deri në 9,2” - tha ai.
Zoti Malollari thotë se rritja e vazhdueshme e numrit të studentëve ka bërë të domosdoshme edhe shtimin e mjediseve të studimit.
“Sivjet kemi marrë një ndërtesë shtesë me shumë kate prapa selisë qendrore të fakultetit dhe aty kemi ndërtuar laboratore dhe salla të reja leksionesh. Po ashtu, kemi nevojë për pedagogë të rinj, shumicën e të cilëve i kemi si lektorë të jashtëm dhe me këtë rast po tërheqim specialistët e rinj të shkolluar në perëndim” - tha ai.

Probleme të ngjashme kanë aktualisht të gjitha universitetet shqiptare. Kërkesa për mjedise dhe laboratorë shkencorë po bëhet përherë e më e ngutshme, sidomos në fakultetet shkencore, por edhe fakultetet e shkencave sociale kanë nevoja të mëdha për salla leksionesh.
XS
SM
MD
LG