Lidhje

Film i ri për vrasjen e presidentit amerikan Abraham Linkoln


Film i ri për vrasjen e presidentit amerikan Abraham Linkoln
Film i ri për vrasjen e presidentit amerikan Abraham Linkoln

Shumica e amerikanëve e dinë se presidenti i Shteteve të Bashkuara Abraham Lincoln u vra nga John Wilkes Booth. Por ata ndoshta nuk e dinë se Booth ishte pjesë e një konspiracioni të ndërlikuar. 12 ditë pas kryerjes së vrasjes, Booth u qëllua me armë zjarri nga autoritetet që e kërkonin atë. Katër persona të dyshuar se ishin pjesë e këtij konspiracioni u ekzekutuan dhe katër të tjerë u dënuan me burg. Tani, një film i ri i regjizorit Robert Redford ndriçon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë amerikane.

Me 16 prill 1865, presidenti Abraham Lincoln qëllohet me armë zjarri kur ishte duke shikuar një shfaqje në Teatrin Ford në Uashington. Pas pak ai vdes, dhe Shtetet e Bashkuara përfshihen nga një kaos.

Autori i vrasjes ishte aktori amerikan John Wilkes Booth. Shumica e amerikanëve besojnë se aktori Booth ka vepruar i vetëm. Në fakt ishin 8 persona tjerë në komplotin për vrasjen jo vetëm të presidentit por edhe të nënpresidentit dhe sekretarit të shtetit.

Filmi i ri i quajtur “The Conspirator,” me regjinë e Roberto Redford-it, përqendrohet në gjyqin ushtarak kundër Mary Surratt-it, nënës së një prej komplotistëve të arratisur.

Ajo paditet sepse ishte pronare e një shtëpie në të cilën djali i saj, George Surrat, mbante takime të rregullta me komplotistët tjerë.

Frederick Aiken është prokuror i cili ka luftuar me ushtrinë e veriut kundër forcave të jugut. Fillimisht, ai hezitoi të merrte detyrën e avokatit mbrojtës për zonjën Surrat. Në fund të fundit ajo ishte nga jugu. Por ai ndryshoi mendjen kur kuptoi se zonjës Surrat mund t’i mohohet e drejta pë një proces gjyqësor të drejtë. Avokati Aiker mendoi se një nga mënyrat për ta ndihmuar atë ishte gjetja e djalit të saj.

Filmi tregon marrëdhëniet mes zonjës Surrat dhe avokatit të saj mbrojtës. Por, në këtë tregim shfaqet edhe vullneti i një nënë të përkushtuar për të bërë gjithçka që është e mundur për djalin e saj.

Premiera e filmit u mbajt kohët e fundit pikërisht në teatrin ku u vra presdenti Lincoln. Adhuruesit e filmit erdhën për të parë yjet e filmit dhe personalitete tjera që morën pjesë në premierë. Regjizori Robert Redfrod shpjegon arsyet e zgjedhjes së kësaj historie.

“Të gjithë njerëzit kanë njohuri për vrasjen e presidentit Lincoln, por unë kuptova se pak njerëz dinin për ngjarjen që kishte lidhje me vrasjen, dhe dëshirova ta tregoj atë në ekran”.

James McAvoy luan rolin e avokatit Frederick Aiken.

“Personazhi im, i cili në fillim ishte në favor të varjes së paligjshme të zonjës Surrat, ndërron mendjen dhe fillon ta kuptoj se për ta dashur vendin e tij ai duhej ta repektonte ligjin dhe kushtetutën e vendit dhe rrjedhimisht të kundërshtonte varjen e zonjës Surrat”.

Robin Wright luan rolin e Mary Suarrat.

“Filmi është më shumë mbi elementin human dhe sjelljen njerëzore se sa dëshmitë historike”.

Fred Borch ishte konsulent i historisë në këtë film.

“Filmi tregon se duke mos marrë parasysh fajësinë apo pafajësinë, zonja Surrat dhe ata që kishin lidhje me komplotin nuk u gjykuan në mënyrë të drejtë sepse qeveria ishte e frikësuar se nëse ata nuk e shtypin këtë konspiracion, mund të shtohej numri i sulmeve të konfederatës mbi qeverinë”.

Konsulenti Borch thotë se filmi është i bazuar në ngjarjen e vërtetë.

“Një nga arsyet që filmi trajton kryesisht procesin gjyqësor është se një gazetar i cili ka ndjekur gjyqin ka shkruajtur pothuaj të gjitha fjalët që janë thënë në gjykatë”.

Regjizori Redford shpreson që filmi t’i bëjë njerëzit ta shikojnë vrasjen e presidentit Lincoln nga një këndvështrim tjetër.

“Nuk besoj se filmat ndryshojnë opinionet e njerëzve, ose ndikojnë në ndryshimin e politikave. Por do të mendoja se njohurit mbi atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe përsëritja e atij procesi, mund të krijojë një përgjigje emocionale. Shpresoj që kjo të ndodh”.

XS
SM
MD
LG