Lidhje

Ndikimi i filmave politikë tek elektorati


Ndërkohë që afrojnë zgjedhjet presidenciale, dy dokumentarë, njëri me pikëpamje konservatore dhe tjetri liberale, po përpiqen të diskreditojnë kandidatin presidencial të kampit tjetër. Dokumentari “Amerika e Obamës 2016” e paraqet presidentin si një udhëheqës që nuk mishëron vlerat amerikane, ndërsa dokumentari liberal “Janeane nga De Moin” vë në lojë republikanët për çështje si kujdesi shëndetësor, martesat e homoseksualëve dhe ekonominë. Dokumetarët përpiqen të bindin votuesit të zgjedhin një kandidat të caktuar. Por a ia arrijnë qëllimit?

XS
SM
MD
LG