Lidhje

Filmat e sezonit veror ne kinematë amerikane

  • Penelopi Paulu

Filmat e sezonit veror ne kinematë amerikane

Filmat e sezonit veror ne kinematë amerikane

Çdo vit, nga muaji maj deri në shtator, Hollivudi nxjerr filmat me buxhet të lartë. Këta filma zbavitës janë miniera të arta për industrinë e filmit, që shpesh korrin qindra miliona dollarë nga shfaqjet në Shtetet e Bashkuara apo nëpër kinematë anembanë botës.

Legjendari Jack Sparrow, interpretuar nga aktori Xhoni Dep, rikthehet me serinë e katërt të Piratit të Karaibeve me titull “ Pirates of the Caribbean on stranger tides”. Kësaj rradhe heroi i filmit është në kërkim të burimit të rinisë.

Ka kushtuar 400 milion dollarë realizimi i kësaj aventure marramendëse, dhe produecentët besojnë se ata do fitojnë më shumë se ç’kanë shpenzuar.

Shumë më tepër madje. Deri tani ekskluziviteti i filmit ka grumbulluar rreth 3 milion dollarë anembanë botës. Këtu përfshihen dhe shitjete e artikujve për këtë film si dhe vendosja nëpër parqe e instalimve me temë filmin Piratët e Karaibeve nga Disnei. Për këtë instalim Disney rriti çmimin e biletës për versionin 3D nga 3 në 5 dollarë më shumë.

Kjo regji luksoze ndjek një formulë. Përzgjidhet një personazh karizmatik në rol kryesor, si Xhoni Depp, si dhe një grup aktorësh të nivelit të lartë si Xhefry Rash, apo një aktore tërheqëse si Penelope Kruz. Po të shtohet këtu dhe një krijimi i madh kinematografik me efekte speciale, si dhe një përpunim 3D nga pikpamja vizuale, ky i jep suksesin fimit.

Një tjetër film po me këtë formulë është dhe filmi Thor. Ai është një Zot i ri arrogant, i përzënë nga ati i tij Odin, dhe i detyruar që të jetojë mes njerëzve.

Filmi kushtoi 150 milion dollarë, por është në vendin e parë për nga numri i biletave të shitura. Që nga dalja e tij dy javë më parë, ai ka grumbulluar 250 milion dollarë anembanë botës.

Anthony Hopksin luan të atin e Thorit, Odinin, ndërsa Natali Portman interpreton vajzën që dashuron Thorin. Kris Hemsworth interpreton Thorin por ai nuk ka të njëjtën biografi artistike si dy protagonistët e tjerë, ndonëse roli i tij është bindës në këtë film.

Deri tani film “Thor” është në vendin e parë, por nuk pritet që ai të kalojë “Piratët e Karaibeve” në kinema.

“X-Men: First Class” ësht një tjetër film superheronjsh i cili pritet të mbizotërojë tregun e DVD-ve këtë verë. Ky film ka kushtuar rreth 200 milion dollarë. Jammes McAvoy udhëheq një klas me nxënës me aftësi të çuditshme në rolin e profesorit X. Filmi ka efekte speciale mbresëlënëse dhe skena me veprim, ku mutandët e famshëm ndihmojnë në zgjidhejn e krizës së raketave me Kubën në vitin 1962.

“Cowboys and aliens” është filmi më befasues i kësaj vere. Ky film është bazuar në një roman të vitit 2006. Filmi është një përzierje e filmave me kaubojsa e atyre fantastiko-shkencorë.

Ky film vjen nën regjinë e Jon Favrau i cili ka realizuar filmin “Ironman” dhe si producentë janë Steven Spielberg dhe Ron Howard.

Daniel Craig interpreto Jake Lonergan, i cili është një pushkatar i zoti i shekullit të 19-të në Arizona. Ai zgjohet në shkretërtirë i prangosur e me humbje kujtese.

Qyteti i tij është sulmuar papritur nga jashtë-tokësorët. Ai bashkon forcat me Kolonelin Woodrow Dolarhyde, intrepretuar nga Harrison Ford, për të shkatërruar UFO-t.

Filmi”Cowboys dhe Aliems” do të dalë në kinema në fund të korrikut dhe pritet që të ketë një shikueshmëri shumë të lartë.

Ata që nuk janë të interesuar të shohin këto filma, do të presin deri në muajin tetor kur nis konkurrenca e filmave për çmimin Oscar.

XS
SM
MD
LG