Lidhje

Filmat pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë


Filmat pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë

Filmat pjesmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë

Nga data 11 maj deri më 22 maj në Francë zhvillohet Festivali Kanës. Këtë vit, mes pjesëmarrësve të bien në sy emra të famshëm të kinematografisë botërore. Ndër 19 filmat pretendentë për Palmën e Artë, këtë vit është historia e tre vëllezërve amerikanë, njëri prej të cilëve interpretohet nga aktori Brad Pitt, ndërsa mes filmave jo-konkurues është ai “Midnight in Paris”- Mesnatë në Paris, ku regjisori Woody Allen ka xhiruar edhe zonjën e parë të Parisit, ish-modelen e njohur Carla Bruni.

Filmi “Midnight in Paris” i regjisorit Woody Allen do të jetë filmi i parë që hap Festivalin e Kanës më 11 maj. Në filmin e xhiruar në kryeqytetin francez interpretojnë një ekip ndërkombëtar aktorësh, mes tyre Owen Wilson, Rachel McAdams dhe Marion Cotillard, në role kryesore si dhe aktorët Kathy Bates, Adrien Brody, Carla Bruni-Sarcosy në role dytësore.

Në konferencën për shtyp të prag të hapjes së kësaj ngjarjeve të rëndësishme të kulturës evropiane dhe botërore, drejtori i këtij viti i festivalit, Thierry Freanaux, tha se filmi “Midnight in Paris” është një letër e mrekullueshme dashurie drejtuar Parisit”. Filmi do të shfaqet në kinemanë “Lumiere”.

Një tjetër film që do të konkurojë në festivalin e Kanës është “The Tree of Life” me regjisor dhe skenarist Terrence Malick. Filmi rrëfen me reliazëm historisë e një familjeje amerikane me tre djem në vitet 1950. Në rolet kryesore intrepretojnë aktorët Brad Pitt, Sean Penn dhe Jessica Chastajn. Filmi do të fillojë të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 27 maj, pasi të ketë konkuruar në Festivalin e Kanës.

Si çdo vit, edhe këtë herë në festivalin e Kanës do të shfaqen disa filma jashtë konkurencës, që zakonisht janë filma me emër, që janë ndjekur me interes nga publiku.

Mes tyre këtë vit janë filmat “The Beaver” dhe "Piratët e Karaibeve”. Jodi Foster është regjisore dhe njëkohësisht edhe interpretuese në njërin nga rolet kryesore të filmit “The Beaver”, krahas me aktorët Mel Gibson dhe Antony Jelçin ndërsa variantit më të fundit të filmit Piratët e Karaibeve” shikuesit do të kenë rastin ta shohin nën interpretimin e aktorëve me emër Jonny Depp dhe Penelope Kruz.

Edicioni i 64 i Festivalit të Kanës do të ketë një juri përbërë nga aktori Roberto de Niro, kryetar, si dhe regjisorët Michel Gondy, Emir Kusturica dhe Bong Joon-Ho.

XS
SM
MD
LG