Lidhje

Në filmin "After Earth" planeti hakmerret


Filmi i ri fantastiko-shkencor i M. Night Shyamalan, After Earth, “Pas Tokës”, bën fjalë për jetën pasi njerëzit kanë shkatërruar planetin e tyre

Filmi i ri fantastiko-shkencor i M. Night Shyamalan, After Earth, “Pas Tokës”, bën fjalë për jetën pasi njerëzit kanë shkatërruar planetin e tyre. Ngjarja zhvillohet pas më tepër se 1000 vjetësh dhe tregon se çfarë ka mbetur nga njerëzimi që jeton në një planet tjetër. Gjatë një misioni në hapësirë, një baba me të birin përplasen në Tokë, një planet si xhungël që është mëkëmbur nga abuzimi njerëzor, por që është armiqësor me ish fëmijët e tij.

Babai, gjeneral i një anijeje të flotës së hapësirës përpiqet të qetësojë të birin kur anija e tyre goditet nga një metetor dhe fillon të bjerë. Gjeneral Cypher dhe i biri Kitai janë të vetmit që mbijetojnë. Cypher është në bordin e anijet dhe në gjendje kritike, ndërsa Kitait i duhet të gjejë një fanar 100 kilometra lart për të kërkuar ndihmë.
“Ne kemi nevojë për atë fanar. Kupton? Ti duhet ta gjesh atë fanar, përndryshe ne do të vdesim”.

Kitai përpiqet të luftojë me mjedisin e Tokës që është armiqësor për njerëzit me temperatuarat e saj të larta, bimët helmuese dhe kafshët e egra.

“Është një lumë prej 250 metrash. Shko! Go!”

Jaden Smith, i biri 13 vjeçar i Will Smith—it luan Kitai-n. Ai i tha Zërit të Amerikës se megjithëse kjo është një histori e imagjinuar, ajo mund të bëhet realitet nëse ne vazhdojmë ta ndotim planetin.

“Nëqoftëse nuk do të pastronim të gjitha mbetjet plastike dhe të naftës e karburantit fosil mjedisi do të shkatërrohej keq. Ne jemi duke shkuar me shpejtësi drejt një momenti kur Toka do të na dëbojë”.

Garrett Reisman është inxhinier i Space X dhe ish astronaut i NASA-s. Ai thotë se filmi bazohet në shkenën e udhëtimit në hapësirë, por paralajmëron se ende nuk mund të mbështetemi tek ajo.

“Edhe nëqoftëse do të ndodhte një përplase gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, nuk do të dëmtoheshin aq shumë njerëz. Megjithatë mesazhi im ëshët se ne duhet të kujdesemi për planetin pa humbur kohë, përndryshme para se të kishim mundësi të jetonim, do të përballeshim me probleme të mëdha”.

Will Smith, i cili luan General Cypher-in, i tha Zërit të Amerikës se tani për tani nuk duhet të trembemi, por të kënaqemi me filmin.

“Rallë herë mund të realizosh një film të tillë që të shikohet nga gjyshja, tezja apo mbesa e vogël në të njejtën kohë. Ka diçka për të gjithë në këtë film”.

After Earth tregon gjithashtu marrëdhëniet baba e bir, ndryshme nga marrëdhëniet e Jaden-it me të atin, Will Smith. Jaden thotë se ashtu si Kitai, ai do të ndjekë rrugën e tij.

“Unë dua të realizoj filma dhe nuk dua që të më thonë se po ndjek gjurmët e babait”.

Por Will Smith thotë se ai duhet t’i mësojë të birit se çfarë është tregu dhe si të mbijetosh në një xhungël si Hollivudi, që nuk është shumë e ndryshme nga xhungla e helmuar si Toka pas 1000 vjetësh.

“Mos më keqkupto, rreziku është shumë real, por frika është zgjedhje”.
XS
SM
MD
LG