Lidhje

Filmi komedi "Amerikan Hero"


Jimmy Vestvood është një film i pavarur i Hollivudit që ka në qendër komedianin iraniano-amerikan Maz Jobrani. Filmi flet për aventurën e një iraniani që fiton llotarinë për vizën amerikane dhe vjen në Shtetet e Bashkuara ku bëhet një “Hero Amerikan”.

((Në rolin kryesor - Jimmy)): "Do më kryqëzojnë për këtë gjë!"

"Donim të realizonim një film ku heroi në fund të filmit të ishte me origjinë nga Lindja e Mesme, pasi e dini që në shumicën e rasteve, kur në film ka një personazh nga Lindja e Mesme, patjetër që thotë ‘Do t’ju vras në emër të Allahut’. Është zakonisht një terrorist, apo një i keq, kështu që thamë përse të mos bëjmë një film që ky njeri është shpëtimtari," thotë producenti Maz Jobrani.

((Zyrtari i emigracionit)) "Çfarë okupimi keni?"
((Jimmy)) "Nuk kemi ardhur për t'ju pushtuar. Vijmë në paqe."

((Zyrtari i emigracionit)) "Mirësevini në Amerikë."

Komedianit dhe skenaristit të filmit iu deshën 10 vjet për skenarin, por vetëm 18 ditë për ta filmuar atë në Los Anxheles. Maz thotë se asnjë studio me emër nuk ishte e gatshme të mbështeste filmin, kështu që ai dhe partnerët e tij e realizuan atë në mënyrë të pavarur.

"Hollivudi nuk e di se ka një audiencë për këtë tip filmi, por unë e di pasi jam komedian dhe shoh në shfaqjen e tij që ka audienca që duan të shohin një njeri nga Lindja e Mesme në dritën e një personazhi pozitiv. Këta nuk janë vetëm ata që e kanë origjinën nga Lindja e Mesme, por gjithashtu amerikanë që vijnë në shfaqjet e mija dhe duan të shohin një anë tjetër të njerëzve nga Lindja e Mesme", thotë zoti Jobrani.

Por, a është ai i shqetësuar rreth reagimit të audiencës amerikane ndaj disa shakave në film?

"Mendoj se amerikanët janë shumë të zgjuar dhe mendoj se e nënvlerësojmë këtë zgjuarsi. Ka shumë amerikanë që janë me mendje të hapur; ata janë kuriozë rreth pjesës tjetër të botës. E di këtë nga shfaqjet e mija. Kur jam në skenë e shoh audiencën që janë gati 50 përqind amerikanë të bardhë, afrikano-amerikanë, aziatiko-amerikanë, dhe jo vetëm amerikano-iranianët", thotë zoti Jobrani.

((Spiker lajmesh)) "Tashmë mund të shikoni turmën pas meje se si feston rrëzimin e një droni amerikan."

Jimmy Vestvood po shfaqet tani në Los Anxhelos, në Uashington DC dhe Nju Jork dhe do të fillojë të shfaqet në San Françisko më 29 maj.

XS
SM
MD
LG