Lidhje

Filmi i fundit i Klint Istud, J. Edgar

  • Penelope Poulou

Filmi i fundit i Klint Istud, J. Edgar

Filmi i fundit i Klint Istud, J. Edgar

Regjisori Clint Eastwood bashkëpunoi me aktorin e famshëm Leonadro DiCaprio për filmin J.Edgar, për ish-kreun e FBI-së, J.Edgar Hoover që vdiq në vitin 1972. Filmi përqendrohet tek personaliteti kontradiktor i ish-shefit të FBI-së dhe e ndjek atë ndërsa e shndërronte FBI-në në një nga agjencitë më të fuqishme të vendit duke u kthyer ndërkohë në një nga figurat më të fuqishme politike të kohës së tij.

Skenari që është letrar përqendrohet tek ideologjia anti-komuniste e J.Edgar Hooverit që në vitin 1919 dhe përpjekjeve të tij për të çrrënjosur komunizmin në Amerikë pavarësisht se cili ishte çmimi.

Historia përshkruan 50 vjet, tetë presidenca dhe tre luftra. E paraqet Hooverin si një figurë makiaveliste që beson se qëllimi justifikon mjetin.

Ai grumbullonte në mënyrë sistematike informacione për qytetarët dhe politikanët amerikanë. Të gjithë janë të dyshuar.

Regjisori Clint Eastwood i tha Zërit të Amerikës se për disa pjesë të filmit ai ka përdorur liçencë artistike.

Por, shton ai, në pjesën më të madhe, FBI-ja në kohën e Hooverit dhe fuqia e tij janë përshkruar me besnikëri.

“...Ai ishte një figurë shumë e rëndësishme, polici më i rëndësishëm federal dhe ndoshta ishte njeriu më i fuqishëm në vend”.

Sipas filmit, Hooveri mblidhte informacion për figurat politike si Presidenti John F. Kennedy, përmes përgjimeve.

Po ashtu në film tregohet se si ai përdor të dhënat që ai mbledh për pushtet politik. I motivuar nga frika për komunizmin, Hoover përpiqet të bindë prokurorin e Përgjithshëm Robert Kennedy që të shtojë përgjimin poilitik të amerikanëve.

Megjithë arrogancën, filmi e paraqet Hooverin si një ekspert të marrëdhënieve publike që shoqërohej me të famshmit e Hollivudit dhe i ekzagjeronte arritjet e tij.

Por Eastwood e tregon atë gjithashtu si vizionar, ekpertiza e të cilit çoi në arrestimin e njerëzve si John Dillinger, një gangster famëkeq i viteve 1930.

Filmi trajton gjithashtu edhe aspektin emocional të Hooverit. J. Edgar i ri e ka idhull nënën e vet e cila ushqen ambicjet e tij.

Filmi trajton edhe zërat për orientimin seksual të J.Edgar Hooverit.

Filmi pasqyron edhe zëvendësin e Hooverit, Clyde Tolson që drejtoi FBI-në deri në fund.

Dustin Lance Black i tha Zërit të Amerikës se pasi shkroi skenarin për filmin Milk, rreth aktivistit homoseksual Harvey Milk, ai u intrigua nga personazhi i Hooverit.

Sapo kisha treguar historinë sesi dalja në dritë dhe përqafimi i natyrës që ke, të jep shpresë dhe fillova të mendoja si duket ana tjetër e saj. Dhe ndjeva se mund të përfitonim duke mësuar dhe krijuar këtë rrëfim rreth një njeriu i cili e mohoi dashurinë.

Leonardo DiCaprio jep një interpretim të guximshëm.

“Është një figurë shumë e rëndësishme amerikane për të interpretuar dhe na është dashur të bëjmë shumë kërkime përpara se të xhironim dhe më pas kishte nevojë për interpretimin tim për ta përcjell gjithçka në ekran”.

Aktorit i pëlqen të luajë figura të debatueshme dhe ky interpretim mund t’i jap çmimin Oskar.

Ndoshta do ta marr. Është aktor i shkëlqyer. Më pëlqen të punojë me të.

Pjesa tjetër e aktorëve është gjithashtu e shkëlqyer: Judi Dench në rolin e një nëne të fuqishme; Naomi Watts në rolin e sekretares së patundur Helen Gandy dhe Armie Hammer

Eastwood e përshkruan Hooverin si të pamëshirshëm por gjithashtu patriot. Përsa i përket jetës personale? Ajo mbetet e fshehur në sekrete ashtu si shumë informacione që ai grumbulloi.

XS
SM
MD
LG