Lidhje

Filmi "Of God and Men" mbi zgjedhjen e njerëzve për jetë a vdekje

  • Penelopi Pulu

Filmi "Of God and Men" mbi zgjedhjen e njerëzve për jetë a vdekje

Filmi "Of God and Men" mbi zgjedhjen e njerëzve për jetë a vdekje

Një film që i kushtohet jetës dhe vdjekjes së tmerrshme të murgjve francezë të Manastirit Cistercian në Algjeri në vitin 1996, po ndiqet me shumë interes në kinematë franceze dhe tani ai po shfaqet në vende të tjera të botës. Filmi “Of Gods and Men”, “Kushtuar zotërve dhe njerëzve” i producentit francez Xavier Beauvois, bazuar tek një histori e vërtetë, u nderua me çmimin kryesor “Grand Prix” në festivalin e Kanës në maj të vitit të kaluar. Skenari përshkruan ditët e fundit të një grupi të vogël murgjish katolikë francezë në Algjeri. Gjatë shtimit e dhunës islamike në vend, murgjit u ndodhën para një dileme: a duhet të largoheshin nga vendi, apo të qëndronin dhe të merrnin mbi vete rrezikun që mund edhe të vriteshin. Filmi përqëndrohet tek shpirti dhe zgjedhjet për jetë a vdekje që bën njeriu:

Kur Algjeria përfshihet nga ndjenjat e fondamentalizmi islamik, murgjit katolikë në një manastir të vogël gjenden përballë dilemës, duhet të rrinë, apo të largohen. I gjithë subjekti ka të bëjë me dilemën e tyre.

Subjekti shtjellohet ngadalë, por me nëntekst të qartë. Dialogu shoqërohet me pauza të gjata. Kjo refleton një frymë meditimi. Sfondi i zymtë aludon për një jetë të dedikuar ndaj sakrificave. Kamera fokusohet tek fytyrat e murgjve, gjatë përsiatjeve të tyre mbi jetën dhe vdekjen.

Ndërsa radikalët islamikë hyjnë me forcë në manastir duke kërkuar ilaçe, skenari intensifikohet, duke avancuar drejt asaj që duket se është e paevitueshme. Murgu Christian, drejtuesi i manastirit, i qëndron vendimit të tij.

Historia është një paralelizëm me orët e fundit të jetës së Jezu Krishtit. Ndërsa murgjit e braktisin veten me besimin tek Zoti, shefi i policisë lokale nuk merr përgjegjësi për atë çka do t’i ndodhë atyre.

Murgjit kthehen në manastir dhe presin me qetësi për atë që do të ndodhë.

Megjithëse historia e një tragjedie, filmi “Of Gods and Men” është njëkohësisht edhe himn për vendosmërinë njerëzore dhe besimin.

Kamera ndalet tek fytyrat e murgjve, duke i fiksuar ata gjatë një meditimi të thellë, si një vepër e piktorëve holandezë. Trupa e aktorëve është e mrekullueshme. Filmi përshkohet nga momente dramatike dhe le mbresa të thella tek shikuesit.

XS
SM
MD
LG