Lidhje

Filmi pa zë “Artisti” ndër kandidaturat për çmimin Oscar

  • Penelope Poulu

Filmi pa zë “Artisti” ndër kandidaturat për çmimin Oscar

Filmi pa zë “Artisti” ndër kandidaturat për çmimin Oscar

Hollivudi po shfaq filmat e tij më të mirë me rastin e sezonit të festave. Një prej prodhimeve më të veçantë të viti 2011 ishte filmi “Artisti”” i regjizorit Michel Hazanavicus, një homazh për filmat bardh e zi e pa zë të viteve 1920.

Vetë filmi “Artisti” është pa zë, dhe përshkruan një histori romantike ku pasqyrohet ndjeshmëria e asaj kohe. Ai ka marrë vlerësime të mira nga kritika dhe shikuesit dhe konsiderohet si një prej kandidatëve të çmimit Oscar.

Xhorxh Valentini, një yll i Hollivudit i viteve 1920, kryeson listën e filmave pa zë. Ai dhe miku i tij, një qen i vogël, bënë për vehte Amerikën.

Adhuruesit grumbullohen për të marrë diçka prej figurës së tij- mes tyre Peppy Miller, një e re, e cila rastësisht gjendet në krah të tij në sy të publikut.

Publiciteti i dha Pepit një ndryshim të madh në jetë- një rol si balerinë në një nga filmat e Valentinit. Por ishte filmi me zë që e bëri Pepin të famshme. Fatkeësisht, teknologjia e re hoqi vëmendjen nga Xhorxh Valentin, i cili ishte porta e fatit për Pepin. I paaftë që të gjente zërin e tij, fama e Valentinit u zbeh. Adhuruesit e braktisën atë, siç bëri edhe e shoqja.

Regjizori francez Michel Hazanavicius thotë se filmi “Artisti” është një histori dashurie dhe morali për famën dhe zhgënjimin prej saj. Por më e rëndësishme, është historia që pasqyron Hollivudin legjndar të viteve 1920 - 1930. Ai thotë:

“Përpiqem të gjej shpirtin amrikan të kësaj historie pasi ngjarja zhvillohet në Hollivudin e atyre viteve, dhe realisht respektoj mënyrën se si është xhiruar, mendësinë e filmit, karakteret, atë që ata bëjnë. Nuk ka skena dhune dhe as paraqitje të zhveshur të aktorëve”.

Regjisori ka krijuar një përrallë frymëzuese për dashurinë, besnikërinë dhe këmbënguljen. Historia e dashurisë e Xhorxh Valentinit, portretizuar nga aktori Jean Dujarin, është e ndërthurur me atë të heroinës Peppy Miller, interpretuar nga Berenice Bejo.

Ylli i Millerit shndrit ndërsa Valentini rrëzohet . Dujardin ofron një interpretim të ndjeshëm si një personazh egoist por thellësisht i ndershëm, të cilin krenaria nuk e lejon të kërkojë ndihmë. Interpretimi mbresëlënës i Dujardinit si yll i filmave pa zë është dinamik si në momente e famës së Valentinit edhe në momentet e rënies së tij.

Dujardini thotë se aktorët e vjetër të Hollivudit ishin frymëzues për të:

“Dagllas Fairbanks është aktori, filmat e të cilit i kam parë shumë. Xhen Kellin e kam ndjekur për buzëqeshjen, dhe energjinë, Vitorio Gazmanin për fizikun e tij, Clarke Gable për mustaqet”.

Aktorja Berenice Bejo, bashkëshortja e regjizorit Michel Haznavicius, shkëlqen në rolin plot të jetë të Pepi Milerit. Ajo është e dashuruar me Valentinin dhe ndjen dhimbje kur e sheh atë të shkatërrohet. Ajo është e vendosur që t’a ngrejë sërish figurën e tij. Dhe faktikisht, i shpëton jetën.

Gjatë xhirimeve në Los Angelos, Bejo u transformua në një yll Hollivudi të viteve 1930.

“Të jep origjinalitet të jesh këtu ku zhvillohen ngjarjet e filmit. Të udhëtosh me makinë nëpër kodrinat e Hollivudit, të shkosh në studio, të kalosh portën siç bën Pepi në film, është gjithçka shumë e përsosur”. - thotë ajo

Filmi”Artisti” ka marrë 6 kandidatura për Globin e Artë dhe pritet të jetë kandidaturë për çmimin Oscar. Ironikisht, filmi nuk mori fillimisht mbështetje nga producentët dhe investitorët të cilët, sipas Hazanavikius, nuk ndjeheshin të sigurt që të investonin në një film pa zë në shekullin e 21-të.

Filmi ka dinamikë. Mirësia e Zhan Duzhardinit dhe e qeshura e tij e paharruar thotë mijëra fjalë pa qenë e nevojshme të flitet. “Artisti” ringjall filmat pa zë si një formë e ndërlikuar dhe e zhdërvjellët e artit dramatik i cili gjithsesi ka nevojë për dialogun dhe skenat e vrullshme.

XS
SM
MD
LG