Lidhje

Filmi “Rritja e planetit të Majmunëve” tregon mbizotërimin e këtyre kafshëve ndaj njerëzve


Filmi “Rritja e planetit të Majmunëve” tregon mbizotërimin e këtyre kafshëve ndaj njerëzve
Filmi “Rritja e planetit të Majmunëve” tregon mbizotërimin e këtyre kafshëve ndaj njerëzve

“Rritja e Planetit të Majmunëve” është pasuesi i filmit “Planeti i Majmunëve”, një sagë fantastiko shkencore e cila u transmetua në vitin 1968. Në atë film, rrëfehej historia e një ekipi astronautësh të cilët u detyruan të zbarkojnë në një planet në një të ardhme të largët në kohë, ku mbizotëronte inteligjenca e majmunëve ndaj asaj njerëzore. Seritë e këtij filmi u bënë të sukseshme për mesazhin, efektet speciale dhe kostumografinë. Filmi i ri “Rritja e Planetit të Majmunëve” paraqet në rrjedhë kronologjike ngjarjet që çuan në mbizotërimin e majmunëve ndaj rracës njerëzore.

Will Rodman – interpretuar nga James Franko, është një shkencëtar në një kompani të madhe farmaceutike. Ai drejton kërkimet për gjetjen e një ilaçi i cili do të riparojë dëmtimet e trurit tek njerëzit. Qëllimi i tij final është të kurojë sëmundjen e Alzheimerit, një sfidë çersoale për të pasi i ati i tij vuan prej saj. Për të parë rezultatet ai eksperimenton tek shimpazetë.

Eksperimenti nis të jap rezultate tek Cezari, një shimpaze të cilit i është injektuar ilaçi që në barkun e nënës së tij.
Willi e adopton shimpazen që kur lind dhe e rrit atë në shtëpinë e tij.
Cezari mëson të shkruajë e të lexojë dhe ushqen dashuri për familjen ku po rritet. Por natyra e tij kafshërore përleshet me edukimin njerëzor.
Në fund të fundit Cezari është një shimpaze. Ai përdor dhunën ndaj një fqinji që tallet me Çarlsin, të atin e Uillit.

Willi nuk mund t’a mbajë më Cezarin në shtëpi. Ai e çon atë në një vend ku mendon se ai mund të jetë jetë i shoqërueshëm me qëniet e llojit të tij.
Por Kryepeshkopata e Shenjtë e Shën Brunos i ngjan një burgu ku kafshët mbahen të mbyllura nëpër kafaze.

Për herë të parë, Cezari përballet me anën e errët të karakterit njerëzor.
Ai është nismëtari i një revolte. Regjizori Rupert Wyatt ka krijur një film me koncepte filozofike dhe efekte speciale. Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Cezarit dhe shpjegon epërsinë e majmunëve nëse do të krijohej për t’a një trajtim eksperimental si ai në film.
Andy Serkis interpreton Cezarin.


“Ai është si një fëmijë i pafajshëm. Papritur kupton se bota nuk është një vend i kollajtë për të jetuar, dhe se atij i duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira për të mbijetuar”.


Për të interpretuar Cezarin, Serkis studioi lëvizjet e vërteta të primatëve.Shprehja e fytyrës së aktorit shndërrua në fytyrën e një majmuni përmes ndërhyrjeve teknologjike të ...... përdorura fillimisht në filmin “King Kong “ të Peter Xheksonit të vitit 2005. Serkis ka interpretuar atëherë King Kongun ndërsa tani nterpreton Cezarin. Ndryshimi është se Cezari është personazh i arrirë nga pikpamja dixhitale, dhe duket shumë pranë primatëve të vërtetë.
Filmi parqet sinjalet e zhdukjes së njerëzimit që ne njohim dhe fillimin e një epoke të re qëniesh – e parashikuar në sagën paraardhëse të filmave “Planeti i Majmunëve”.

XS
SM
MD
LG