Lidhje

Filmi Salt rikthen në skenë Angelina Jolie


22 Aralık: Noel piyangosunda büyük ödülü paylaşan İspanyollar. İspanya’nın Noel piyangosu El Gordo bu yıl toplam ikramiye 2 milyar 300 milyon Euro dağıttı. Bu yılki El Gordo’nun büyük ödülü, çok sayıda talihli arasında paylaştırıldı.
22 Aralık: Noel piyangosunda büyük ödülü paylaşan İspanyollar. İspanya’nın Noel piyangosu El Gordo bu yıl toplam ikramiye 2 milyar 300 milyon Euro dağıttı. Bu yılki El Gordo’nun büyük ödülü, çok sayıda talihli arasında paylaştırıldı.

Nga sot filmi ”Salt” do të jetë i pranishëm në kinematë amerikane. Kritika dhe specialistë të industrisë së filmit, mendojnë se ky film do të ketë shikueshmëri të madhe, pasi ai rikthen në ekranin e gjerë yllin e Hollivudit, Angeline Jolie. Ndërkaq, regjisori i filmi “Libanon” tregon në një intervistë, arsyet se pse ai e realizoi këtë film, që përshkruan stresin që ndikon tek ushtarët pas luftrave.

Një spiune amrikane, e akuzuar se punon për rusët. Ky është roli i fundit i Angelina Jolies në filmin “Salt”. Ajo interpreton agjenten Evelyn Salt, e cila papritur gjendet nën akuzën për spiunazh kundër SHBA. Ajo ikën në arrati, por për t’u kthyer sërish; kësaj rradhe për të sqaruar njëherë e mirë pozicionin e saj. Së bashku me Angeline Jolinë në këtë film interpretojnë dhe Liev Schreiber.. Në premierën amerikane të filmit, Joli ishte sëbashku me partnerin e saj Brad Pitt. E pyetur nëse ajo do të ishte aktorja e përzgjedhur për rrolin e Elizabeth Taylor, ajo thotë se ende nuk është në dijeni për këtë rol.

Nga sot, “Salt” është në ekranet e kinemave amerikane.

********

Pritet rikthimi në ekran i serialit televioziv “Mad men”. Nga 25 korriku ky serial do të jetë në stacionin AMC, duke risjellë aktorët e serialit, dhe siç thotë produecentii i këtitij Mathiew Weinerr, seriali televiziv i këtij sezoni do të sjellë në ekran çdo dramë njerëzore që prek njerëzit e një shoqërie, ku stresi dhe ngarkesa janë të pranishëm. Personazhi kryesor i filmit është një njeri që jeta e ka goditur në aspekte të ndryshme, ai është një një njeri që dikur ka qenë baba, bashkëshort, vëlla, bir, por jeta ia ka larguar të gjitha këto aspekte. Në qendër është një njeri, i cili i gjendur bosh, përpiqet që të rimarrë sërish pozicionet e humbura”.

Mes adhuruesve të serialit televiziv “Mad Men” renditen presidenti Obama, Paul Mccartney, Sting, Tom Hanks etj.

*********

Regjizori izraelit Samuel Maoz, ishte 20 vjeç kur u regjistrua në ushtri, gjatë luftës me Libanin në vitin 1982. Një nga efektet psikologjike që lufta la tek ai ishte paaftësia për të qarë.” Mbas luftës kuptova se nuk kisha më lot, asgjë nuk provokonte më lotët tek unë”, thotë ai.

25 vjet më pas, filmi “Libani” i mbështetur në historinë e ti personale, u paraqit në Venecia dhe fitoi Luanin e Artë si filmi më i mirë.

Çmimi i Venecias, ktheu vëmendjen e të gjithëve ndaj regjizorit 48 vjeçar, por për të çmimi më i mirë i mundshëm ishte një tjetër aspekt:

“ Unë jetova 25 vjet pa lotuar asnjëherë. Por mbas paraqitjes së filmit, salla e tërë u ngrit n këmbë, dhe përpara meje pashë njerëz të rinj, të moshuar, burra, gra që qanin dhe duartrokisnin. Kjo vazhdoi për 5, 10 15 minuta, dhe mbas 20 minutash , ndjeva që lotët u rikthyen në sytë e mi. Ky ishte çmimi më i mirë që mora nga Venecia”.

Filmi ”Libani” trajton stresin e pas luftës, që përjetohet nga ushtarët në front.

Filmi del në kinematë amerikane më 6 gusht.


XS
SM
MD
LG