Lidhje

Financat e pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore në SHBA

  • Zëri Amerikës

Programet e qeverisë amerikane për pensionet dhe sigurimet shëndetësore për të moshuarit, përballen me defiçit dhe mund t’u duhet të shkurtojnë përfitimet e tyre nëse Kongresi nuk bën ndryshime. Këto programe mbulojnë sigurimet dhe pensionet e miliona amerikanëve.

Sot, ekspertët e qeverisë do të publikojnë një raport për gjendjen e financiare të programit të pensioneve dhe atij për sigurimet shëndetësore, Medicare. Raporti i sotëm shpjegon nëse problemet janë lehtësuar apo rënduar.

Vitin e kaluar, bordi i këtij sistemi tha se fondi i investimeve i pensioneve do të zbrazej në vitin 2036. Kjo do të thoshte që sistemi do të mbështetej vetëm tek një taksë e posaçme ndaj rrogës bazuar në të ardhurat, duke i detyruar zyrtarët që të shkurtonin një të katërtën e përfitimeve.

Ata thanë se programi i kujdesit shëndetësor për të moshuarit përballet me një sfidë të ngjashëm në vitin 2024.

XS
SM
MD
LG