Lidhje

SHBA: Vriten dy zjarrfikës


Dy zjarrfikës vullnetarë u qëlluan për vdekje sot në rastin e fundit të dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pasi një masakër në një shkollë fillore tronditi kombin këtë muaj.


Dy zjarrfikës u plagosën teksa nxitonin për të shuar një zjarr në një shtëpi pranë bregut të liqenit Ontario, rreth 540 kilometra në veriperëndim të qytetit të Nju Jorkut. Zyrtarët e spitalit thonë se zjarrfikësit u kanë mbijetuar lëndimeve serioze. Njoftimet e lajmeve thonë se personi i armatosur vdiq.

Për një periudhë kohe, të shtënat bllokuan përpjekjet për të shuar zjarrin, i cili u përhap në disa shtëpi të tjera. Policia evakuoi shtëpi të tjera në zonë dhe ende është duke hetuar incidentin.

Dhuna vjen 10 ditë pas incidentit me të shtëna në Connecticut, si pasojë e të cilit u vranë gjashtë të rriturit dhe 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7. Incidenti ka ndezur një debat të fortë kombëtar mbi ligjet për armë si dhe për qasjen amerikane në çështjet e shëndetit mendor.
XS
SM
MD
LG