Lidhje

Kurohet foshnja e parë me virusin HIV


Mjekët në Misisipi dhe Boston zbuluan se një foshnje e lindur me viurusin HIV u shërua pothuajse pa dashje. Fëmija, tashmë 2 vjeç e gjysmë, kishte rreth një vit që nuk trajtohej dhe nuk shfaq asnjë shenjë të infektimit. Kërkimet mbi këtë rast të bujshëm do të diskutohen sot, në një konferencë mjekësore në Atlanta.

Zbulimi u bë në këtë qendër mjekësore në Jackson, të Misisipit, ku janë mjekuar nëna e infektuar me HIV dhe foshnja e saj.

''Ne, ndoshta pa dashje, kemi shëruar fëmijën'', thotë Hannah Gay, e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Misisipit.

Por, çështja është pak e mistershme. Pas lindjes, fëmijës i janë dhënë tre medikamente të ndryshme për të luftuar virusin në mënyrë agresive. Në një moment, mjekët nuk ishin më në kontakt me nënën.

''Pasi fëmija nuk u paraqit në disa takime, filluam ta kërkonim'', thotë Dr. Gay.

Një vit më pas, ata arritën ta gjenin nënën dhe fëmijën dhe zbuluan se nëna nuk kishte vazhduar t’i jepte medikamentet të bijës. Por, kur klinika kreu testet për të parë nivelin e HIV-it në gjakun e foshnjës, mjekët nuk gjetën asnjë gjurmë të virusit.

''Reagimi im i parë ishte paniku. Mendova e frikësuar se mund të kisha trajtuar me medikamente një fëmijë që në të vërtetë nuk ishte e infektuar.''

Pas kontrolleve të përsëritura laboratorike, mjekë nga Bostoni dhe Baltimora u thirrën për të filluar kërkimet mbi këtë rast.

Pra, në moshën 2 vjeç e gjysmë, mjekët thonë se fëmija nuk ka më nevojë për ilaçe. Ata shpresojnë të përsërisin regjimin e mjekimit për fëmijë të tjerë të infektuar me HIV, në mënyrë që ata të mos t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor gjatë gjithë jetës.

Kërkimet, që fillua pothuajse gabimisht në Misisipi do të diskutohet sot në thellësi në një konferencë në Atlanta.

Nëse kemi të bëjmë vërtet me një rast kurimi, do të ishte i dyti në botë. Rasti i parë ishte një person që vuante nga SIDA dhe leuçemia. Transplantimi që atij iu bë për të kuruar leuçeminë largoi gjithashtu gjurmët e SIDA-s.
XS
SM
MD
LG