Lidhje

SHBA: Hapa përpara drejt kompromisit fiskal


Presidenti Barack Obama dhe kundërshtarët e tij në Kongres po lëvizin pak më pranë kompromisit për shpenzimet buxhetore

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kundërshtarët e tij politikë në Kongress po lëvizin pak më pranë drejt arritjes së një kompromisi rreth çështjeve të diskutueshme financiare të fund-vitit.

Në bisedimet e sotshme nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por zyrtarët thanë se Kryetari i Dhomës së Parfaqësuesve të kontrolluar nga Partia Republikane, John Boehner për herë të parë ofroi shtimin e taksave për familjet e pasura me të ardhura mbi 1 milion dollarë në vit dhe për të shtuar kufizimin e marrjes së kredive.

Presidenti Obama, i cili u ri-zgjodh muajin e kalaur për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ka bërë fushatë për rritjen e taksave ndja familjeve me të ardhura më tepër se 250 mijë dollarë në vit, por oferta e zotit Boehner le të kuptohet se ka shumë mundësi që të dyja palët mund ende të arrijnë një marrëveshje.

Presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Boehner po përpiqen të shmangin një të ashtuquajtur “katastrofë fiskale” që ka të bëjë me një shkurtim të detyruar të shpenzimeve prej 500 miliardë dollarësh dhe shtimin e taksave të cilat do t’i ndjejnë gati të gjithë punonjësit amerikanë, duke filluar nga një janari në qoftë se nuk arrihet një marrëveshje për një plan të ri fiskal.
XS
SM
MD
LG