Lidhje

SHBA: Politikanët ende të ndarë rreth çështjeve financiare


Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet për të votuar mbi një plan të Partisë Republikane për të zgjatur uljet e taksave për të gjithë, përveç më të pasurve

Udhëheqësit amerikanë mbeten ende të ndarë rreth çështjeve financiare, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet për të votuar sot mbi një plan të Partisë Republikane për të zgjatur uljet e taksave për të gjithë, përveç tatimpaguesve më të pasur amerikanë.

Kryetari republikan i Dhomës së ulët, John Boehner, po përpiqet të shtojë mbështetjen për vazhdimin e uljes së taksave për të gjithë amerikanët, përveç atyre që fitojnë më shumë se 1 milion dollarë në vit.

Disa nga kolegët e tij republikanë e kundërshtojnë planin e zotit Boehner, duke thënë se ata mendojnë që uljet e taksave duhet të zgjaten për të gjithë.

Por në një deklaratë të shkurtër ditën e djeshme, zoti Boehner parashikoi se Dhoma e Përfaqësuesve do ta miratojë legjislacionin e propozuar prej tij.
XS
SM
MD
LG