Lidhje

Fitore për konservatorët e Kancelares Merkel


Konservatorët e Kancelares gjermane Angela Merkel fituan dje në Gjermani, por nuk arritën të sigurojnë shumicën absolute.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se Kristian-Demokratët e Zonjës Merkel morën 41.5 për qind të votave, duke dalë me pesë vende mangut shumicës absolute në Dhomën e Ulët.

Ka gjasa që zonja Merkel të kërkojë një koalicion me bazë të gjerë me Social Demokratët, të cilët morën rreth 26 për qind të votës.

Ndër liberalët, Demokratët e Lirë ishin të preferuarit e zonjës Merkel, por ata morën vetëm 4.8 për qind të votave, duke mos kapur minimalen prej 5 për qind për të fituar vende në parlament.

“Ky është një super-rezultat,” tha zonja Merkel para përkrahësve që brohorisnin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG