Lidhje

Fjalimi i përjavshëm në radio i Presidentit Obama

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit për t’u dhënë fund subvencioneneve për kompanitë e naftës, ndërsa çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten.

Zoti Obama tha sot gjatë fjalimit të tij të përjavshëm se pret që Kongresi të votojë pas disa javësh për t’i dhënë fund subvencioneve që kapin shifrën 4 miliardë dollarë për kompanitë fitimprurëse të naftës.

Presidenti tha se Kongresi duhet të mbështesë burimet alternative të energjisë, përfshirë energjinë nga era, atë diellore dhe biokarburet.

Në fjalimin e republikanëve, kongresmeni Cory Gardner kritikoi Presidentin Obama se po përdor një pjesë të paketës 800 miliardë dollarëshe të stimulimit ekonomik për të mbështetur kompani për prodhimin e energjisë që kanë falimentuar. Ai kritikoi ato që i quajti politika të dështuara të administratës për rritjen e çmimeve të karburantit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG