Lidhje

Delegacioni amerikan braktis sallën gjatë fjalimit të udhëheqësit iranian në OKB

  • David Gollust

Delegacioni amerikan braktis sallën gjatë fjalimit të udhëheqësit iranian në OKB

Delegacioni amerikan braktis sallën gjatë fjalimit të udhëheqësit iranian në OKB

Presidenti Obama pati trajtuar një temë pajtimi ndaj Iranit gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së më herët gjatë ditës së djeshme duke thënë se fuqitë e mëdha ende duan dialog me Teheranin rreth programit të tij bërthamor.

Por udhëheqësi iranian ishte mospërfillës në fjalimin e tij në OKB vetëm disa orë më vonë. Ai sugjeroi se vendi i tij po keqtrajtohej nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth çështjes bërthamore dhe pohoi se shumica e amerikanëve besojnë se qeveria e tyre qendronte pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Përmes një përkthyesi, zoti Ahamadinexhad tha se nocioni që al-Kaida organizoi sulmet në Nju Jork dhe Uashington ishte vetëm njëra nga tre teoritë rreth asaj se çfarë ndodhi në vitin 2001.

“Së dyti: disa segmente orkestruan sulmet për të ndryshuar drejtimin e ekonomisë amerikane në rënie dhe lidhjen me Lindjen e Mesme me synimin për të mbrojtur regjimin zionist. Shumica e popullit amerikan sikurse pjesa dërmuese e vendeve të tjera dhe politikanët kudo në botë janë dakord me këto pikpamje. Së treti: u realizua nga një grup terrorist që qeveria amerikane mbështeti dhe përfituan nga rasti.”

Udhëheqësi iranian sugjeroi se Kombet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një hetim të pavarur të ngjarjeve të vitit 2001 në mënyrë që, siç u shpreh ai, në të ardhmen shprehja e pikpamjeve rreth kësaj të mos jetë e ndaluar.

Diplomatët amerikan të nivelit të mesëm që merrnin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme u larguan nga salla pas komenteve, sikurse bënë edhe delegatët nga disa vende evropiane.

Një zëdhënës për misionin amerikan në Kombet e Bashkuara tha se në vend të të paraqiste aspitatat dhe dëshirat e mira të popullit iranian, zoti Ahmadinezhad zgjodhi përsëri të turfullojë terori kospiracioni dhe sharje të turpshme antisemite për të cilat tha se janë po aq të përshtira dhe mashtruese sa ç’janë edhe të parashikueshme.

Në një fjalim të dominuar nga tematika fetare dhe ankesat pës siç thuhet dominimin e fuqive të medha të sistemit të OKB-së, udhëheqësi iranian tha se vendi i tij nuk po i menjanon bisedimet rreth programit të tij bërthamor.

“Irani ka qënë i gatshëm për dialog të bazuar në respekt dhe drejtësi. Së dyti, metodat bazuar në mosrespektimin e vendeve kanë qënë të paefektshme prej kohësh. Ato vende që kanë përdorur kërcënimet dhe sanksionet si kundërpërgjigje ndaj logjikës së qartë të kombit iranian po e shkatërrojnë në terma real kredibilitetin që i ka mbetur Këshillit të Sigurimit dhe besimin e vendeve që përbëjnë këtë organ.”

Pavarësisht se Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike vazhdimisht ka thënë se Irani ka dështuar për t’i bërë të ditura plotësisht aktivitetet e tij bërthamore, zoti Ahmadinezhad tha se Teherani, i cili pohon se ka synime bërthamore me qëllime paqësore, i ka zbatuar rregullat e agjencisë ndërkombëtare. Zoti Ahmadinexhad tha se Irani asnjëherë nuk është gjunjëzuar para presionit të vënë ilegalisht dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë ndonjëherë.

XS
SM
MD
LG