Lidhje

Kandidati Romney mban fjalim mbi ekonominë


Presidenti Obama nuk do të zhvillojë fushatë ditën e sotme, ndërsa rivali i tij republikan Mitt Romnay mbajti një fjalim mbi ekonominë.

Një zëdhënës i fushatës së zotit Romney tha se fjalimi i tij në shtetin e pavendosur të Ajovës ishte“argumenti përmbyllës” i kandidatit republikan ku ai theksoi ndryshimet e politikave ekonomike të tij me ato të presidentit.

Zoti Obama, i cili përfundoi një fushatë maratonë 40 orëshe në gjithë vendin, do ta kalojë pjesën më të madhe të ditës së sotme në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojë intervista me media të ndryshme.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se gara presidenciale gati e barabartë, ndërsa fushata hyn në fazën finale përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit.
XS
SM
MD
LG