Lidhje

Fjalori i akadianishtes krijon lidhjen mes qytetërimit modern me orgjinën e tij antike


Fjalori i akadianishtes krijon lidhjen mes qytetërimit modern me orgjinën e tij antike
Fjalori i akadianishtes krijon lidhjen mes qytetërimit modern me orgjinën e tij antike

“Më mirë vonë se kurrë” mund të jetë motoja e dijetarëve në punën e tyre për të hartuar fjalorin e një gjuhe që nuk është folur për mëse 2 mijë vjet. Është dashur më shumë se një shekull, por studjuesit në Universitetin Çikagos thonë se tani e kanë përfunduar fjalorin e Akdianishtes, gjuhë që është folur në Mesopotaminë antike gjatë kohë së qytetërimit të parë që lulëzoi atje. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Greg Flakus na sjell hollësi.

Fjalori Asirian i Çikagos, siç quhet ai, filloi në vitin 1921 si një përpjekje e studjuesve të Universitetit të Çikagos për të mbledhur të gjitha dokumentet dhe përkthimet e njohura të një gjuhe antike në një burim të vetëm. Atëhere, dijetarët e quajtën gjuhën e qytetërimit të parë asirianisht, por më pas ata mësuan se ajo e kishte origjinën nga një gjuhë më e vjetër që ata e quajtën akadianisht.

Xhill Shtain, Drejtore e Institutit Oriental të Universitetit të Çikagos, thotë se studimi i akadianes është ndihmuar nga analistë të gjuhëve moderne që e kanë origjinën tek ajo.

“Akadianishtja është një gjuhë semitike që lidhet me gjuhët moderne të Lindjes së Mesme, si arabishtja dhe hebraishtja. Fjala akadiane për shtëpinë është ‘beit” që në arabisht është ‘beit’ dhe në hebraisht ‘behit’”.

Pjesa më e madhe e njohurive të studjuesve për gjuhën akadiane vjen nga tabelat e baltës të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike që praktikisht ishin librat e parë të shënimeve dhe të komunikimit fillestar.

Qytetërimi filloi në atë teritor ku sot shtrihet Iraku, më shumë se katër mijë vjet më parë. Zonja Shtain thotë se shumë nga arritjet e asaj kohe janë aktuale edhe sot, si bujqësia komplekse, përdorimi i rrotave për trasport, zhvillimi i qendrave të mëdha urbane dhe shkrimet. Në fakt, historia më e vjetër epike që njihet është ajo e Gilgamesh-it, një mbret në Mesopotami që donte të ishte i pavdekshëm, por mësoi se si, si gjithë njerëzit e tjerë, do të vdiste.

Ky është një fragment nga Gilgamesh-i, lexuar nga Methju Stohlpër i Institutit Oriental të Çikagos. Ai thotë se njohja e gjuhëve moderne i ndihmon shkencëtarët të përcaktojnë se si ka tingëlluar akadianishtja, por pjesa më e madhe për këtë është hamendësi.

“Për zanoret mund të thuhet se disa ishin të gjata dhe disa të shkurtëra, por nuk dihet saktësisht se si popuj të ndryshëm në kohë të ndryshme i shqiptonin zanoret e gjata dhe zanoret e shkurtëra”.

Zoti Stohlpër thotë se studimi i pllakave të vjetra u jep studjuesve mundësi të mësojnë drejtpërdrejt për jetën në botën antike që ndryshon shumë nga ajo që ëshët paraqitur në historitë e sofistikuara të shkruara nga grekët dhe romakët. Pllakat e baltës, thotë ai, përmbajnë shumë letra dhe mesazhe të shkurtëra të shkëmbyera mes miqsh, familjarësh dhe biznesmenësh. Për më tepër, studjuesit kanë përkthyer kërkesa nga studentët e rinj drejtuar prindërve që u kërkojnë mbështetje materiale, një traditë kjo edhe më e sofistikuar se pjesa më e madhe e këtij lloji e gjetur në monumentet antike.

Fjalori i sapo përfunduar është një burim kërkimesh që do të ndihmojë në avancimin e këtyre studimeve, sepse siç thotë Xhill Shtain, pasi e kapërcen formën e fjalorëve të zakonshëm për kuptimin e fjalëve.

“Fjalori Asirian i Çikagos nuk është thejsht një libër që jep kuptimin e fjalëve nga anglishtja në akadianisht dhe anasjelltas. Mënyra më e mirë për ta parë atë është si një enciklopedi kulturore për Mesopotaminë antike. Nëpërmjet shpjegimit të fjalëve paraqitet i gjithë qytetërimi i Mesopotamisë në procecin e tij të zhvillimit”.

I gjithë fjalori është vënë në faqen e internetit të Institutit Oriental të Universitetit të Çikagos dhe mund të përdoret falas.

http://oi.uchicago.edu/research/pubs/catalog/cad/))

XS
SM
MD
LG