Lidhje

Përmbytje masive në jug të Shqipërisë

  • Raimond Kola

Përmbytjet masive kanë shkaktuar sot dëme të mëdha materiale në zonat në Jug të Shqipërisë. Disa dhjetëra banorë në zonat nga Gjirokastra deri në Fier janë evakuar ndërsa banesa, automjete dhe biznese janë përmbytur. Shtrati i Lumit Vjosa dhe Lumit Drino ka qenë në kufij të prurjes ujore që nuk janë ndeshur në vite më parë duke shkaktuar dëmtime në zona të banuara të Përmetit, Memaliajt dhe Fierit. Gjithashtu vështirësitë e motit kanë sjell probleme në furnizimin me energji elektrike si pasojë e përmbytjes së nënstacionit të rrymës elektrike në Gjirokastër.

XS
SM
MD
LG