Lidhje

SHBA: Përmbytje të rënda në disa shtete


Banorët në shtetet amerikane Mizuri dhe Illinoi po përballen me një nga përmbytjet më të rënda në disa dekada.

Të paktën 20 njerëz kanë humbur jetët ndërsa qindra shtëpi dhe biznese janë përmbytur nga ujrat.

Një stuhi e madhe solli reshje deri në 30 centimetra në disa zona. Autoritetet thonë se disa prita janë dalë jashtë funksionit në lumin Misisipi ndërsa disa të tjera rrezikohen ndërsa pritet rritja e prurjeve deri të premten.

Guvernatori i Mizurit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit.

XS
SM
MD
LG