Lidhje

Përmbytje të reja në zonën e Nënshkodrës

  • Pëllumb Sulo

Përmbytje të reja në zonën e Nënshkodrës

Përmbytje të reja në zonën e Nënshkodrës

Që nga mesnata, tre hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin kanë rritur shkarkimet e detyruara për të mbrojtur digat nga dëmtimet. Vetëm nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës po shkarkohen dy mijë metër kub ujë në sekondë, gjë që ka shkaktuar një përmbytje të re në zonën e Nënshkodrës. Që nga fillimi i këtij viti, zona fushore e Nënshkodrës, përmbytet për të tretën herë nga rreshjet dhe shkarkimet e Hidrocentraleve, gjë që u ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik banorëve të kësaj zone.

Si pasoje e situatës së krijuar në zonën e Nëshkodrës, Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha mblodhi sot komitetin e emergjencave dhe deklaroi se do të nis menjëherë faza e parë e evakuimit të banorëve që ndodhen pranë zonave të rrezikuara.

Gjate mbledhjes ministri Basha theksoi se situata është përkeqësuar me shpejtësi veçanërisht në 24 orët e fundi dhe kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në terren dhe ndjekjen nga afër të gjendjes për të parndaluar dëme të mëtejshme në infrastrukturë si dhe për të siguruar jetën e banorëve.

Ai njoftoi se rezervat e shtetit janë të gatshme për të dhënë ndihmë në ushqime ndërsa kërkoi mobilizimin e të gjitha strukturave operacionale në terren, riaktivizimin e dhomave operacionale pranë institucionit të Prefektit, monitorimin e vazhdueshëm të argjinaturave, zbatimin e masave për situatën shëndetësore të banorëve të zonës, si dhe mobilizimin e mjeteve të mjaftueshme logjistike për të ekzekutuar në mëntyrë të plotë dhe efikase të gjitha parametrat e shkallës së parë të evakuimit dhe mbështetjes logjistike të popullsisë.

XS
SM
MD
LG