Lidhje

Dita Europiane kundër trafikimit të njerëzve


Ambasadori Raunig:“Sfida e madhe tani është fuqizimi i hetimit dhe dënimit të shkelësve të ligjit".

OSBE i bëri sot thirrje që të dënojë trafikantët e qenieve njerëzore sipas ligjeve të ashpra, që janë në fuqi. Kryetari i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, tha sot në ditën europiane kundër trafikimit të njerëzve, se Shqipëria duhet të godasë trafikimin nga rrënjët, duke filluar me varfërinë dhe mungesën e arsimit dhe punësimit, ndërkohë që ka miratuar bashkëkohore kundër këtij krimi. “Sfida e madhe që vjen tani është fuqizimi i hetimit dhe dënimit të shkelësve të ligjit, për t'u siguruar që dënimet e ashpra të parashikuara në Kodin Penal të zbatohen dhe trafikuesit të ndiqen penalisht. Sipas raporteve shtetërore dënimet për këtë lloj krimi janë ende të pakta” - tha ai.

Dita kundër trafikimit njerëzor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:02 0:00

Konferenca në Ditën Europiane kundër trafikimit të njerëzve bëri edhe një rishikim të arritjeve dhe mungesave të shumta në bashkëveprimin e institucioneve për ta studiuar më në thellësi këtë lloj krimi. Kryeministri Edi Rama, theksoi se “mënyra më e mirë është parandalimi i trafiqeve dhe kjo arrihet me një punë të bashkërenduar të gjithë agjencive qendrore dhe vendore për të zbatuar në terren strategjitë dhe platformat që kanë mbetur në letër, por ende mungojnë deri edhe të dhënat statistikore për të parë përmasat dhe për ta luftuar trafikimin e njerëzve”.

Ndërsa zëvendës-ambasadori i SHBA-ve, Henri Jardin tha se Shtetet e Bashkuara është kundër trafikimit të njerëzve, sepse e quan një formë të re skllavërie dhe të gjithë së bashku mund të bëjnë më shumë. “Ne jemi të angazhuar që të luftojmë trafikimin e njerëzve së bashku me shqiptarët në të gjitha nivelet; me qeverinë dhe koordinatoren kombëtare, së bashku me prokurorët, me policinë, me pushtetin vendor, me shoqërinë civile” - tha ai. Në 5 vitet e fundit SHBA i ka dhënë Shqipërisë 2 milionë dollarë ndihma në luftën kundër trafikimit të njerëzve, pa përmendur projektet e USAID në këtë fushë.

Raportimet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë kritike për Shqiërinë, duke e përmendur herë si vend tranziti dhe herë si vend origjine për trafikimin e njerëzve, si për trafikimin ndërkombëtar ashtu edhe për trafikimin brenda vendit. Situata vështirësohet edhe për shkak të varfërisë së shtresave të ndryshme, që janë të gatshme të emigrojnë për një jetë më të mirë duke rënë pre e trafikantëve.

XS
SM
MD
LG