Lidhje

Autoritetet shqiptare ndalojnë tre persona në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi


Autoritetet shqiptare ndalojnë tre persona në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi
Autoritetet shqiptare ndalojnë tre persona në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi

Fluksi i madh i kalimit të shtetasve, vendas dhe të huaj, nëpër pikëkalimin e përbashkët kufitar të Muriqan-Sugobinës, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, po evidenton ditët e fundit edhe ndikimet e sistemit elektronik të kontrollit TIMS për pengimin e trafiqeve të ndyshme si dhe ndalimin e përsonave të shpallur në kërkim brenda territorit të Shqipërisë si dhe në kërkim ndërkombëtar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikëkalimin kufitar të Muriqanit autoritetet kufitare shqiptare kanë arritur të ndalojnë tre shtetas të huaj, dy prej të cilëve nga Peja e Kosovës, të cilët tentonin të kalonin kufirin e Shqipërisë në drejtim të zonës Shengen me pasaporta dhe letërnjoftime elektronike të fallsifikuara, që mbanin identitete të shtetasve nga Shqipëria. Policia së bashku me prokurorinë po hetojnë rreth mënyrës si është realizuar fallsifikimi i dokumenteve elektronike, të cilat dallohen për sigurinë e tyre. Disa javë më parë, policia shqiptare arriti të zbulojë një grup fallsifikatorësh brenda dhe jashtë sistemit të përgatitjes së dokumenteve elektronike, duke arrestuar edhe një numër përsonash si të përfshirë në këtë rrjet fallsifikimi.

Ndërkohë, nëndrejtori i policisë kufitare të Shkodrës, kryekomisar Ndrekë Zyla, tha se në saje të sistemit elektronik TIMS të kontrollit të të dhënave, të instaluar në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, por edhe në të gjithë pikëkalimet e tjera kufitare të Shqipërisë, është mundësuar ndalimi i një numër përsonash të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë trafikun e drogës, mjeteve motorrike, fallsifikimin e dokumenteve zyrtare si dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Në asnjë moment policia kufitare shqiptare në pikëkalimin kufitar të Muriqanit nuk i ka neglizhuar kontrollete shtetasve në pikën e kalimit si dhe për kontrollin e mjeteve, kontrollin e përsonave në kërkim, për trafik të lëndeve narkotike dhe mjeteve motorrike, etj".

Brenda këtij viti, sipas kryekomisar Zylaj, në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi janë ndaluar më shumë se 25 përsona, kryesisht shtatas të huaj. Kështu, si rrezultat i kontrolleve dhe mbështetjes së sistemit elektronik të kontrollit TIMS, në pikëkalimin e Muriqanit janë ndaluar 8 shtetas marokenë në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Gjithashtu, janë arestuar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 8 shtetas të tjerë për trafikim të mjeteve motorrike, tre shtetas kosovar për trafik të lëndeve narkotike si dhe disa të tjerë për përdorim të dokumenteve të identitetit të fallsifikuara.

XS
SM
MD
LG