Lidhje

Fluturimi i parë rreth Tokës me avionin "Solar impulse"


Solar impulse

Solar impulse

Sot në Zvicër ka kryer fluturimin e parë një avion me energji diellore. Avioni i quajtur “Impulsi solar” u ngjit ngadalë nga pista e një baze ajrore në Pajernë të Zvicrës. Ndërtuesit e avionit kanë në plan t’i përdorin të dhënat nga provat e flutirimit për të ndërtuar një tjetër avion diellor, për të cilin ata shpresojnë që të fluturojë rreth botës. Krahët e avionit janë të ngjashme me ato të disa prej avionëve të mëdhenj, por shpejtësia maksimale arrin në 70 km në orë. Avioni ka një motorr 10 kuajfuqi, krahët e tij janë mbuluara me rreth 12 mijë qeliza diellore, të cilat grumbullojnë energjinë për të karikuar baterinë e avionit. Ekipi i ndërtuesve të avionit “Impulsi Solar” drejtohet nga Bertrand Piccard, i njohur për aventurat e tij të fluturimit me balon. Ai ka kryer fluturimin e pare me balon rreth tokes pa ndalese.

XS
SM
MD
LG