Lidhje

Raporti i FMN: Ekonomia botërore mund të ketë probleme

  • Zëri Amerikës

Raporti i FMN: Ekonomia botërore mund të ketë probleme

Raporti i FMN: Ekonomia botërore mund të ketë probleme

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se prirjet e fundit në ekonomitë kryesore të botës janë shqetësuese, dhe paralajmëroi se ekonomia globale mund të ketë probleme.

Në raportin e sotëm për parashikimin ekonomik, FMN-ja thotë se ekonomia globale u rrit 4 presje 3 përqind gjatë tre muajve të parë të vitit.

Por raporti vëren dobësi në ekonominë amerikane dhe ekonomi të tjera që kanë një rritje vetëm 2 presje 5 përqind në vit. FMN-ja thotë se inflacioni global arriti 3 presje 5 përqind në tre muajt e fundit të 2010-ës dhe 4 përqind në tremujorin e parë të këtij viti.

Raporti thotë se shqetësimet në rritje rreth stabilitetit financiar në Greqi dhe vendet evropiane mund të shtrihen edhe në vende të tjera dhe se shumë vende mund të ndjejnë efektet ekonomike nga cunami në Japoni.

XS
SM
MD
LG