Lidhje

FMN: Ekonomia globale do të rritet 4.8 përqind këtë vit, më pak vitin tjetër

  • Zëri Amerikës

FMN: Ekonomia globale do të rritet 4.8 përqind këtë vit, më pak vitin tjetër

FMN: Ekonomia globale do të rritet 4.8 përqind këtë vit, më pak vitin tjetër

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia botërore do të rritet 4.8 përqind këtë vit dhe do të ngadalësohet paksa vitin e ardhshëm. Në vlerësimin e Fondit thihet se rritja në vitin 2010 është pak më e shpejtë se sa ishte parashikuar. Komentet janë pjesë e Parashikimit Ekonomik Botëror të FMN-së, një dokument që u publikua sot. Në studim thuhet gjithashtu se vendet në zhvillim dhe ato të pasura duhet t’i reformojnë ekonomitë e tyre përndryshe rrezikojnë rimëkëmbjen e brishtë ekonomike pas gjendjes së krizës. Fondi Monetar thotë se në vendet e pasura rritja ekonomike ka qenë pasive dhe me papunësi të lartë prandaj këto vende duhet të shkurtojnë deficitet qeveritare, të nxisin kërkesën dhe të shtojnë eksportet. Sipas raportit, ritmet e ulta të rritjes në vendet e pasura nënkupton se ato do të blejnë më pak nga vendet në zhvillim. Fondi Monetar u bën thirrje këtyre të fundit ta bëjnë më elastik kursin e këmbimit të monedhës së tyre.

XS
SM
MD
LG