Lidhje

FMN-ja filloi zyrtarisht procesin e përzgjedhjes për drejtuesin e ri të saj

  • Mirele Milori

FMN-ja filloi zyrtarisht procesin e përzgjedhjes për drejtuesin e ri të saj

FMN-ja filloi zyrtarisht procesin e përzgjedhjes për drejtuesin e ri të saj

Qeveria meksikane thotë se një nga zyrtarët e saj më të lartë ekonomikë duhet të jetë kreu i ardhshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Guvernatori i Bankës Qendrore Meksikane Agustin Karstens ka qenë më parë Ministër i Financave të Meksikës dhe zëvendës drejtor menxhues i FMN-së për disa vjet.

FMN-ja filloi zyrtarisht procesin e përzgjedhjes sot dhe planifikon të zgjedhë një udhëheqës të ri deri në fund të janarit.

Insitutcioni huadhënës global duhet të zgjedhë një drejtor të ri pas dorëheqjes së Drejtorit Menaxhues Dominik Stro-Kan pas arrestimit dhe akuzave për sulm seksual ndaj një pastruseje të hotelit në Nju Jork. Ai tani ndodhet në arrest shtëpie dhe pret të gjykohet.

Meksika i bashkohet Australisë, Afrikës së Jugut dhe disa vendeve të tjera joevropiane që kanë bërë thirrje që kreu i ardhshëm i FMN-së të zgjidhet në bazë të meritës dhe jo të traditës të gjatë që zgjedh evropianët në krye të FMN-së dhe amerikanët në krye të Bankës Botërore.

Disa vende evropiane mbështesin Ministren franceze të Financave Kristin Lagar për këtë post. Ajo do të ishte gruaja e parë në këtë post. Zonja Lagar fitoi respekt gjatë krizës financiare globale dhe ndihmoi Francën të rriste forcën negociuese në forume si G20-a. Njoftimet e lajmeve thonë se ajo mund të përballet me një sfidë ligjore në Francë mbi rolin e saj në shitjen e një kompanie të madhe.

XS
SM
MD
LG