Lidhje

FMN-ja u bën thirrje qeverive evropiane për hapa më agresivë për krizën


FMN-ja u bën thirrje qeverive evropiane për hapa më agresivë për krizën
FMN-ja u bën thirrje qeverive evropiane për hapa më agresivë për krizën

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar po i bën thirrje qeverive evropiane të marrin hapa më agresive për të zgjidhur krizën e borxhit të kontinentit.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së Christine Lagarde, tha sot se 17 vendet që përdorin euron duhet të shtojnë fondin e tyre për ndihmë financiare, të ulin normat e dhënies së kredive dhe të miratojnë politika për të nxitur rritjen ekonomike.

Ajo tha se fondi i tanishëm i shpëtimit prej 570 miliardë dollarë i eurozonës mund t’i shtohet fondit të përhershëm prej 650 miliardë dollarë të shpëtimit i cili do të hyjë në funksionim në korrik, diçka që udhëheqësit evropianë nuk e kanë patur si synim. Lagarde tha se paratë shtesë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të borxhit në të ardhmen, përtej shpëtimit të siguruar tashmë për Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë.

Drejtuesja e FMN-së tha se agjencia e saj pret një rritje të ngadaltë ekonomike në mbarë globin këtë vit dhe do të japë parashikime specifike të martën.

Ajo tha se edhe ekonomitë më të mëdha në botë mund të presin rënie këtë vit, ndërsa ekonomitë më të dobëta pritet të goditen më rëndë.

XS
SM
MD
LG