Lidhje

FMN kërkon më shumë fonde për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë


FMN kërkon më shumë fonde për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë
FMN kërkon më shumë fonde për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë

Fondi Monetar Ndërkombëtar po kërkon më shumë fonde për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë, por Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Japonia thonë se Evropa së pari duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar veten.

Kriza e borxheve në Evropë do të jetë në qendër të vëmendjes në takimin e ministrave të financave të G-20-tës që do të zhvillohet këtë fundjavë në Mexico City. FMN-ja është duke kërkuar 500 miliardë dollarë si një fond rezervë për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi.
Vendet evropiane i kanë premtuar FMN-së afërsisht 200 miliardë dollarë, por vendet tjera deri tani nuk kanë treguar gatishmëri pasi së pari ato duan që Evropa të rrisi fondin e saj prej 660 miliardë dollarësh për emergjencat që mund të ndodhin në të ardhmen. Ky fond do të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti.

Japonia thotë se mund të ofrojë 50 miliardë dollarë por nuk ka dhënë angazhime specifike. Kina ka premtuar se do të rris ndihmën për Evropën, por ende nuk ka bërë asnjë veprim. Shtetet e Bashkuara këtë javë kanë thënë se burimet e FMN-së nuk mund të zëvendësohen me një fond evropiane sigurie.

XS
SM
MD
LG