Lidhje

FMN paralajmëron rrezikun e përhapjes së borxhit në vendet evropiane


FMN paralajmëron rrezikun e përhapjes së borxhit në vendet evropiane
FMN paralajmëron rrezikun e përhapjes së borxhit në vendet evropiane

Fondi Monetar Ndërkombëtar po paralajmëron se problemet e borxhit të Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë mund të përhapen edhe në vende të tjera evropiane që përdorin EURO-n dhe po ashtu edhe në ekonomi të tjera në zhvillim në Evropën Lindore.

Në raportin e vet 6-mujor për ekonominë evropiane, FMN-ja tha sot se zyrtarët deri tani kanë mundur ta lokalizojnë dhe të mos e lejojnë përhapjen e situatës së borxhit të këtyre tre vendeve edhe në vende të tjera. Por insitucioni financiar me bazë në Washington tha se “ekziston akoma rreziku për përhapjen e problemit të borxhit”.

FMN-ja tha se vendet evropiane do të duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll problemet financiare. FMN-ja tha se sistemet e dobëta bankare vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për gjendjen financiare të 17 vendeve të zonës së EURO-s.

Ajo tha se kontrolli i borxhit në bankat evropiane po shkon tepër ngadalë dhe se nevojitet një integrim më i madh financiar në kontinentin evropian. Greqia dhe Irlanda pranuan me hezitim huanë nga FMN-ja dhe fqinjët evropianë vitin e kaluar dhe tani pritet që edhe Portugalia të marrë 112 miliardë dollarë borxhe.

XS
SM
MD
LG