Lidhje

FMN: Sistemi financiar global para sfidash madhore


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se sistemi global i financave po ndeshet me tranzicione të vështira, ndërkohë që ekonomitë botërore kërkojnë stabilitet më të madh.

Këshilltari financiar i FMN-në Jose Vinals tha dje se ka një numër dilemash të rëndësishme përballë fuqive ekonomike si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Eurozona, si dhe tregjeve të reja.

Ai ngriti pyetjen sa e lehtë do të jetë për Shtetet e Bashkuara të kapërcejnë periudhën kur Banka Qendrore ka pompuar fonde në ekonominë më të madhe të botës për të përballuar krizën.

Zoti Vinals tha se tregjet në vendet në zhvillim ndeshen me sfida të reja, ndërkohë që investitorët tërheqin fondet si rezultat i krizës.
XS
SM
MD
LG