Lidhje

FMN ul ndjeshëm parashikimin për ekonominë e SHBA-së dhe të Eurozonës

  • Zëri Amerikës

FMN ul ndjeshëm parashikimin për ekonominë e SHBA-së dhe të Eurozonës

FMN ul ndjeshëm parashikimin për ekonominë e SHBA-së dhe të Eurozonës

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin për ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të Eurozonës, mes shqetësimeve se Evropa nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë problemin e krizës së borxheve qeveritare.

FMN-ja tha sot se ekonomia globale pritet të rritet me 4 përqind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, e nxitur kryesisht nga zgjerimi i shpejtë ekonomik i Kinës, Brazilit dhe Indisë. Por agjencia jep një pamje më të zymtë për Shtetet e Bashkuara dhe 17 vendet e Eurozonës.

Sipas FMN-së, ekonomia amerikane, më e madhja në botë, do të rritet me 1,5 përqind këtë vit dhe 1,8 përqind vitin e ardhshëm. Vetëm disa muaj më parë, në qershor, FMN-ja parashikonte një rritje prej 2,5 përqind për Shtetet e Bashkuara.

FMN-ja po ashtu uli edhe parashikimin për vendet e Eurozonës, për shkak të shqetësimeve se sistemi financiar i Greqisë mund të falimentojë duke destabiluzar edhe rajonin. Sipas FMN-së ekonomia e vendeve të Eurozonës do të rritet me 1,6 përqind këtë vit dhe vetëm 1,1 përqind vitin e ardhshëm. Edhe këto shifra janë më të ulta se sa parashikimi i disa muajve më parë. Kryeekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard tha se “frika nga e panjohura është e lartë”. Zyrtarët e FMN-sës thonë se ligjvenësit amerianë dhe ata evropianë duhet të veprojnë me vendosmëri për të ulur deficitet buxhetore.

XS
SM
MD
LG