Lidhje

FMN: Vendet evropiane t'i japin zgjidhje krizës së borxheve të Greqisë

  • Zëri Amerikës

FMN: Vendet evropiane t'i japin zgjidhje krizës së borxheve të Greqisë

FMN: Vendet evropiane t'i japin zgjidhje krizës së borxheve të Greqisë

Një i dërguar i Fondit Monetar Ndërkombëtar thotë se vendet europiane duhet të vendosin se si të plotësojnë boshëllëqet buxhetore të Greqisë vitin e ardhshëm, përpara se FMN-ja të lëvrojë pjesën e dytë të huasë.

Udhëheqësit europianë duhet të marrin një vendim të vështirë për këtë çështje në një takim të nivelit të lartë në fund të këtij muaji.

Pjesa tjetër e huasë është një pagesë prej 18 miliardë dollarësh, nga paketa prej 160 miliardë dollarësh e ndihmës që iu dha Greqisë nga Fondi Monetar dhe Bashkimi Europian. Athina ka nevojë për para që të paguajë faturat e muajit të ardhshëm.

Borxhi grek ka arritur në 500 miliardë dollarë. Shumë analistë pohojnë se një program masash shtrënguese ekonomike duhet të zbatohet sa më shpejtë që vendi të jetë në gjendje të përballojë shpenzimet.

Udhëheqësit europianë do të takohen në fund të muajit për të diskutuar vështirësitë ekonomike të Greqisë. Në këtë takim pritet që të diskutohet për një paketë shtesë disa-milionëshe ndihmash.

XS
SM
MD
LG