Lidhje

Britania, pranë identifikimit të ekzekutorit të Foley-t


James Foley

James Foley

Britania thotë se është pranë identifikimit të personit që mendohet se i preu kokën gazetarit amerikan James Foley.

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Westmacott i tha rrjetit televiziv CNN se Britania është duke përdorur "teknologji të sofistikuara" dhe identifikimin me anë të zërit për të gjetur vrasësin e maskuar të Shtetit Islamik, i cili qëndron pranë gazetarit Foley në videon që tregon ekzekutimin.

Gazeta Sunday Times njofton se agjencitë britanike të zbulimit e kanë identifikuar xhihadistin, por burimet e saj nuk e nxjerrin emrin.

Në video, xhihadisti me theks londinez kërcënon të vrasë një tjetër gazetar amerikan, Steven Sotloff, në qoftë se Presidenti Barak Obama nuk u jep fund sulmeve ajrore amerikane në Irak. Avionët ushtarakë amerikanë kanë vazhduar të bombardojnë luftëtarët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG