Lidhje

FMN ngushton listën e kandidatëve për postin më të lartë

  • Zëri Amerikës

FMN ngushton listën e kandidatëve për postin më të lartë

FMN ngushton listën e kandidatëve për postin më të lartë

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ngushtuar listën e kandidatëve për pozitën më të lartë të institucionit financiar.

Bordi i FMN-së tha se ministrja franceze e financave Christine Lagarde dhe shefi i bankës qëndrore meksikane Augustin Carstens janë pretendentët kryesorë për postin drejtues.

Lëvizja eliminon shefin e bankës qëndrore izraelite Stanley Fischer, zgjedhja e të cilit do të bënte që FMN-ja ta rriste kufizimin e moshës prej 65 vjeç për postin drejtues.

Zonja Lagarde konsiderohet nga shumë të jetë favorite për postin, megjithëse Carstens ka mbështetjen e vendeve të Amerikës Latine.

FMN-ja ka në plan ta zgjedhë drejtuesin e saj të ri deri në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG