Lidhje

Forcat kurde, afër qytetit të pushtuar nga ISIS


Forcat kurde po i afrohen një qyteti në kufirin e Sirisë me Turqinë, në një kundër-ofensivë për të zmbrapsur forcat e Shtetit Islamik. Rimarrja e qytetit Tal Abyad do të ndërpriste edhe një linjë të rëndësishme furnizimi për Shtetin Islamik.

Mijëra civilë siranë janë detyruar të largohen prej luftimeve në kufirin verior. Shumë prej tyre vazhdojnë të përpiqen të kalojnë kufirin për në Turqi. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehu sot shqetësimin se largimi i refugjatëve do të krijojë hapësira që grupimet kurde të zgjerojnë territorin. Zoti Erdogan është deklaruar kundër sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi mendon se ato godasin objektiva arabe dhe turkmene, dhe krijojnë më shumë territor për kurdët.

Brett McGurk, zëvendës përfaqësues i presidentit të Shteteve të Bashkuara për koalicionin global kundër ISIS, tha sot se luftëtarët kurdë janë duke fituar terren në Siri kundër Shtetit Islamik. Duke folur për kanalin televiziv NBC, ai shtoi se sa herë që Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar forcat irakiane dhe kurde, ato kanë shënuar sukses në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG