Lidhje

Forcat qeveritare të Jemenit vazhdojnë bombardimet në kryeqytetin Sana

  • Zëri Amerikës

Forcat qeveritare të Jemenit vazhdojnë bombardimet në kryeqytetin Sana

Forcat qeveritare të Jemenit vazhdojnë bombardimet në kryeqytetin Sana

Dëshmitarët në kryeqytetin Sana të Jemenit thanë se forcat qeveritare bombarduan një ndërtesë qeveritare ku dyshohet të strehohen oficerë të ushtrisë të bashkuar me opozitën.

Bombardimi ndodhi ndërsa vazhdojnë përleshjet në kryeqytet mes forcave proqeveritare dhe besnikëve të kreut të opozitës, Sheikut Sadek al-Amar.

Zyrtarët e shëndetësisë dhe dëshmitarët thanë se të paktën 39 persona kanë vdekur në luftimet dje dhe sot. Betejat janë zhvilluar në disa fronte në Jemen, një tregues se armëpushimi i brishtë i njoftuar të premten është thyer.

Dje zyrtarët thanë se militantët vranë të paktën pesë oficerë në një betejë pranë qytetit jugor Zinjibar që u mor nën kontroll nga qindra luftëtarë islamikë të djelën.

XS
SM
MD
LG