Lidhje

Forcat besnike të Moamar Gadafit i afrohen bazës së rebelëve në Bengazi

  • Zëri Amerikës

Forcat besnike të Moamar Gadafit i afrohen bazës së rebelëve në Bengazi

Forcat besnike të Moamar Gadafit i afrohen bazës së rebelëve në Bengazi

Forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi iu afruan bazës së rebelëve në Bengazi, ndërsa fuqitë perendimore po i bëjnë trysni Këshillit të Sigurimit të autorizojë masa mbrojtëse për kryengritësit.

Ndërsa negociatat vazhdojnë sot në OKB, forcat e armatosura të Libisë njoftuan se do të ndërpresin operacionet të djelën për t’u dhënë mundësi rebelëve të dorëzohen.

Ndërkaq, dëshmitarët thanë se qeveria sulmoi gjithashtu qytetin e kontrolluar nga opozita të Axhdabias. Njoftimet nga Axhdabija bëjnë të ditur se rreth 30 persona u vranë në luftime që nga e marta.

Fuqitë perendimore po i bëjnë trysni Këshillit të Sigurimit të votojë sot për rezolutën e mbështetur nga Liga Arabe për ndërhyrje ndërkombëtare në Libi për të mbrojtur civilët.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice tha dje se Uashingtoni kërkon që rezoluta të autorizojë një sërë masash shtesë përveç vendosjes së zonës së ndalim-fluturimit.

XS
SM
MD
LG