Lidhje

Forcat e Gadafit po përdorin bomba thërrmuese, thonë kryengritësit libianë

  • Zëri Amerikës

Forcat e Gadafit po përdorin bomba thërrmuese, thonë kryengritësit libianë

Forcat e Gadafit po përdorin bomba thërrmuese, thonë kryengritësit libianë

Në Libi, vazhduan edhe sot luftimet mes forcave besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi dhe kryengritësve që kanë marrë ndihmë nga aleanca e NATO-s. Forcat besnike të Gadafit kanë qëllur pozicionet e kryengritësve pranë qytetit lindor të Axhdabijas.

Personeli mjekësor dhe kryengritësit thonë se të paktën 6 njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një sulm që u krye dje.

Luftime u zhvilluan dje edhe në të paktën dy qytete të tjera të Libisë. Kryengritësit u përleshën me forcat pro-qeveritare eshe në qytetin naftëtar të Bregas.

Dëshmitarët thanë gjithashtu se pati luftime edhe në qytetin perëndimor të Misratës, ku kryengritësit kanë akuzuar forcat pro qeveritare për përdorimin e bombave të rrezikshme thërrmuese. Një zëdhënës i kryengritësve i tha agjencisë së lajmeve Rojters se forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi hodhën të paktën 100 raketa në një zonë industriale të qytetit sot.

XS
SM
MD
LG