Lidhje

Forcat e NATO-s dhe afgane arrestojnë një komandant të rrjetit Hakani

  • Ajaz Gul

Forcat e NATO-s dhe afgane arrestojnë një komandant të rrjetit Hakani

Forcat e NATO-s dhe afgane arrestojnë një komandant të rrjetit Hakani

Forcat e NATO-s në Afganistan thonë se në një operacion të përbashkët me forcat afgane kanë arrestuar një komandant të lartë të rrjetit Hakani. Arrestimi u krye pasi autoritetet e afgane i dorëzuan Pakistanit fqinjë të dhëna se atentati i kohëve të fundit kundër ish presidentit të Afghanistanit dhe kryenegociatorit të paqes, Burhanudin Rabani u planifikua në teritorin pakistanez.

Në një deklaratë të NATO-s, të lëshuar dje në Kabul, thuhet se udhëheqësi i lartë i rrjetit Hakani, Haxhi Mali Khan u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët të martën në provincën Paktia të Afganistanit, në në kufi me Pakistanin.

Aleanca e NATO-s tha se udhëheqësi i ndaluar i Hakanit menaxhonte bazat nga një qendër tejet e rrezikshme ekstremsite dhe dërgonte luftëtarë nga Pakistani në Afganistan për të kryer akte terroriste. Talebani nuk ka pranuar se Khani është kapur.

Rrjeti Hakani njihet për kryerjen e sulmeve të rënda vdekjeprurëse kundër forcave të koalicionit, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që luftojnë kundër kryengritësve talebanë.

Zyrtarët afganë të sigurimit thanë dje se agjencia pakistaneze e zbulimit ushtarak, ISI (Inter-Services Agency), kishte ndihmuar udhëheqësit talebanë në arrati të organizonin atentatin kundër ish presidentit Burhanudin Rabani. Ata thanë se i kishin dhënë Islamabadit të dhëna se vrasja nëpërmjet një atentatori vetvrasës ishte planifikuar pranë qytetit Kueta të Pakistanit.

Autoritetet pakistaneze i kanë hedhur poshtë akuzat. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Tehmina Xhanxhua i tha Zërit të Amerikës se vendi i saj nuk ka marrë asnjë informacion nga qeveria afgane.

"Pakistani e ka dënuar ashpër këtë akt terrorist. Kryeministri Gilani vizitoi Kabulin për t’i shprehur ngushëllimiet familjes së profesor Rabanit dhe popullit të Afganistanit. Në takimin e me Presidentin Karzai, Kryeministri Gilani oftoi bashkëpunim në hetimet për atentatin. Oferta e Pakistanit për hetime është në fuqi. Por ende nuk është marrë ndonjë dosje nga pala afgane”.

Udhëheqësi i vrarë agan, Burhanudin Rabani ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes, i formuar për zgjidhjen me negociata të konfliktit afgan, duke promovuar pajtimin me kryengritësit talebanë.

Por një atentator vetvrasës që tha se po sillte një mesazh paqeje nga udhëheqja talebane vraru ish presidentin në shtëpinë e tij më 20 shtator. Vrasja e tij i solli një dëm shumë të madh përpjekjeve të ripajtimit në Afganistan.

Në një mesazh në video, të lëshuar dje në Kabul, Presidenti afgan Hamid Karzai tha se përpjekjet për të bërë paqe me Talebanin nuk kanë vlerë pas vrasjes së Rabanit, por e vetmja rrugë për të ecur përpara janë negociatat e Afganistanit me Pakistanin.

XS
SM
MD
LG