Lidhje

Forcat irakiane afër hyrjes në Mosul


\

\

Komandantët irakianë thonë se forcat e koalicionit sot kanë thyer linjat mbrojtëse të Shtetit Islamik në lindje të qytetit të Mosulit dhe janë gati të të hyjnë në bazën e ekstremistëve islamikë.

Përparimi vjen dy javë pasi një koalicion i forcave irakiane dhe kurde, i mbështetur nga luftëtarë shiitë dhe nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, filloi operacionin më të madh ushtarak në vend, që nga viti 2003, për të rimarrë qytetin e kontrolluar nga ekstremistët.

Televizioni irakian njoftoi për përleshje brenda qytetit, dikur të zhvilluar, me gati 700 mijë banorë, ku thuhej se banorët vendas po luftonin kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Një korrespondent i një agjencie franceze të lajmeve që ndodhej në vendin e ngjarjes njoftoi se forcat qeveritare u përballën me të shtëna mortajash ndërkohë që po marshonin nga lagjet periferike të qytetit të krishterë të Bartallas drejt lagjeve lindore të Mosulit. Sipas këtij njoftimi, sulmet e njëpasnjëshme ajrore vazhdimisht godisnin pozicionet e Shtetit Islamik, ndërkohë që një autokolonë e makinave ushtarake të forcave irakiane po qëllonte mbi luftëtarët e Shetit Islami që po tërhiqeshin nga vija e tyre mbrojtëse.

Analistët thonë se ka të ngjarë që luftimet të vështirësohen në ditët dhe javët e ardhshme, pjesërisht për shkak të popullatës civile të zënë rob nga ekstremistët, që mund të përdoret si mburojë ndaj sulmeve dhe eksplozivëve të vendosur nëpër rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

XS
SM
MD
LG