Lidhje

Forcat jemenase sulmojnë dy qytete në jug të vendit


Forcat jemenase sulmojnë dy qytete në jug të vendit
Forcat jemenase sulmojnë dy qytete në jug të vendit

Forcat jemenase kryen dje dy sulme në jug të vendit, duke vrarë më tepër se 20 demonstrues të opozitës në qytetin Taiz, ndërsa aeroplanët e qeverisë goditën një tjetër qytet jugor që është nën kontrollin e militantëve islamikë.

Në Taiz, trupat e Gardës Republikane dhe persona të armatosur hynë me tanke para agimit, duke hapur zjarr ndaj turmës në sheshin kryesor të qytetit, ku protestuesit po qëndrojnë aty edhe gjatë natës që disa javë me radhë.

Dëshmitarët thanë se trupat jemenase përdorën municion kundër protestuesve të mbledhur, u vunë zjarr tendave, shtypën spitalet fushore dhe më në fund pushtuan tërë sheshin.

Kampi protestues, ku mijëra aktivistë kërkuan për tre muaj me radhë dorëheqjen e Presidentit Ali Abdullah Saleh, ishte shkatërruar krejtësisht. Ambasada amerikane në Sana dënoi këtë sulm, duke e cilësuar atë si veprim të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër protestueve të rinj.

Ndërkohë, helikopterët dhe avionët luftarakë të Jemenit bombarduan pozicionet e militantëve në Zinxhibar, kryeqytet i krahinës jugore të Abianit, një ditë pasi disa islamistë, të cilët nuk dihet se ç’organizate i përkasin, konsoliduan kontrollin mbi këtë qendër. Zyrtarët jemenas thanë se të paktën katër ushtarë u vranë dje në Zinxhibar, duke ngritur kështu numrin e vdekjeve në këtë qytet në më tepër se 30 veta, përfshirë militantë, trupa qeveritare dhe civilë.

XS
SM
MD
LG